Teksa qeveria pretendon se çdo fëmijë që lind merr shpërblim 400 USD, ”harron” të thotë se ka edhe një “dhuratë” të dytë që shkon deri në 6 mijë USD borxhe. Viti 2022 ka nisur me një borxh publik prej 11.4 miliard euro, pasi gjatë vitit 2021 u shtuan edhe 630 mln euro të tjera borxhe. Nëse marrim parasysh gjobat në arbitrazhe, pagat elektorale, PPP që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, shpenzimet e luksit, eurobondet, shuma e borxhit që çdo qytetar, pensionist dhe fëmijët është rreth 6 milion lekë për person

Mbi OPEN DATA: Stoku i borxhit publik janar 2022, ecuria 2000-2022

Qeveria i bën peshqesh  për Vitin e Ri 2022 taksapaguesit shqiptarë  1,40 biliardë Lekë   rritje të borxhit publik

PËR VITIN 2022, STOKU I BORXHIT PUBLIK ËSHTË PLANIFIKUAR TË JETË RRETH 1,40 BILIARDË LEKË, (11.3 MLD EURO) ME NJË RRITJE PREJ 78.6 MILIARDË LEKË ( RRETH 630MIL.EURO) APO 6% KRAHASUAR ME STOKUN E BORXHIT PUBLIK TË PLANIFIKUAR PËR VITIN 2021 QË ISHTE 10.7 MLD EURO..

Rritja e stokut të Borxhit Publik që prej vitit 2019 ka ardhur si rezultat i rritjes së huamarrjes nga qeveria si pasojë e thellimit defiçitit për shkak të realizimit të ulët të të ardhurave  dhe rritjes së shpenzimeve gjatë vitit 2020, nevojave të rindërtimit nga tërmeti i Nëntorit, situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19.Borxhi për frymë, pra pjesa që çdo shqiptar ka nga totali i detyrimeve të shtetit, ka pësuar rritje të ndjeshme e me ritme të shpejta vitet e fundit. Sa rrezikon të paguajnë taksapaguesit për gabimet që po kushtojnë shtrenjtë. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë.Teksa qeveria pretendon që çdo fëmijë që lind merr 400 mijë lekë shpërblim, i dyti merr 800 dhe i treti merr 1 mln e 200 këto fëmijë nëse marrim parasysh rritjen e borxhit si pasojë erurobondeve, vendimeve në Gjykatën e Strastburgut, arbitazhet kanë filluar të mbijnë si kërpudhat pas shiut për shtetin shqiptar, në gjykatat ndërkombëtare dhe 1 mld eurot e obligacioneve letrave me vlerë, rezulton se marin edhe një çek prej 4000 euro deri 5100 euro borxh.

Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e  Stokut të Borxhit Publik në Shqipëri që nga viti 2000 deri në vitin 2022 . Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Statistikave, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Për vitin 2022, të dhënat vjetore janë të planifikuara dhe raportuara në Raportet e Autoriteteve Shtetërore.

Open Data Albania eshte cituar ne artikull. Linku origjinal i artikullit: https://telegraf.al/aktualitet/borxhi-per-fryme-po-na-merr-frymen/