Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare planifikuar për vitin 2022, sipas klasifikimit funksional. Analizimi i shpenzimeve sipas funksionit mund të tregojë prioritetet dhe sfidat e qeverisë, dhe fokusin në vite.

Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit me Nr. 115, Datë. 25.11.2021 për Buxhetin 2022.

Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti.

Për vitin 2022 janë planifikuar rreth 480 miliardë lekë për garantimin e këtyre funksioneve, ose 75% e shpenzimeve totale të Buxhetit. Pjesa tjetër janë Shpenzime të Paklasifikuara.

Mbrojtja Sociale është funksioni me mbështetje më të lartë buxhetore. Në 2022 janë planifikuar rreth 182.2 miliardë Lekë shpenzime për këtë funksion. Këtu mbulohen nën funksione si Pensione Pleqërie, Pagesa paaftësie, Pagesë Papunësie, Strehim, Përjashtim Social dhe të tjera shpenzime për mbrojtje të grupeve. Mbrojtja Sociale zë 28.6% të shpenzimeve totale buxhetore. Në terma të PBB-së, shpenzimet për këtë funksion rezultojnë 9.8% e PBB-së.


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shëndetësia është funksioni i dytë me shpenzimet më të larta. Rreth 65 miliardë lekë ose 10.2% të totalit të shpenzimeve buxhetore janë planifikuar për ofrimin e shërbimeve nën këtë funksion. Këtu përfshihen: Shërbimi spitalor; Shëndeti publik; Shërbimi Përgjithshëm Mjekësor; Të ardhura nga Fondi Special për Sigurime Shëndetësore. Qeveria ka planifikuar që për vitin 2022 shpenzimet për shëndetësi të jenë në masën 3.5% të PBB.

Arsimi është funksioni i tretë me shpenzime buxhetore më të larta për vitin 2022. Ato janë planifikuar në masën 48.6 miliardë lekë, ose 7.6% e total shpenzime buxhetore. Nënfunksionet kryesore janë: Arsimi Parashkollor dhe Fillor; Arsimi i Mesëm; Arsimi i Lartë; Kërkim dhe Zhvillim Shkencor dhe të tjera. Edhe pse kapitali human është një faktor i rëndësishëm që kontribuon në rritjen ekonomike afatgjatë dhe arsimi ndikon në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së tij, shpenzimet e planifikuar për këtë funksion janë vetëm 2.6% e PBB-së.  

Çështjet ekonomike renditet i katërti përsa i përket shpenzimeve të planifikuar për 2022, Për këtë funksion janë planifikuar 46.5 miliardë Lekë 7.3% të shpenzimeve totale ose 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pjesë e këtij funksioni janë nën funksionet: Çështjet e Përgjithshme të Punësimit; Bujqësia, Pyjet, Peshkimi dhe Gjuetia; Energjia; Transporti; të tjera si Komunikacioni, Industri, Shfrytëzim Minerar, Industria Përpunuese dhe Ndërtim, Zhvillimi ekonomik.

Shërbimet e përgjithshme publike është funksioni i pestë për peshën më të lartë buxhetore të shpenzimeve të planifikuara. Për vitin 2022 janë planifikuar 43.2 miliardë Lekë Shpenzime, përkundrejt shpenzimeve totale rreth 6.8% ose 2.3% në terma të PBB-së. Nën funksionet e këtij zëri janë: Shërbimi i Administratës Publike përfshirë edhe Pagesat e Borxhit; Organet legjislative dhe ekzekutive, çështjet fiskale dhe financiare, punët e jashtme; dhe të tjera. 

Strehimi dhe komoditetet komunitare është një tjetër funksion që garantohen nga qeveria dhe shpenzimet buxhetore planifikuar për këtë funksion përbëjnë rreth 5.6% të shpenzimeve totale, ose 1.9% e prodhimit të brendshëm bruto. Ky funksion përbëhet nga nënfunksionet si: Strehimi dhe urbanistika; Sigurimi i ujit.


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet për Rendi dhe siguria publike përbëjnë 5.2% të shpenzimeve totale planifikuar për 2022, ose rreth 33 miliardë Lekë Nënfunksionet janë: Policia; Gjykatat dhe Pushteti Gjyqësor; Burgjet; Shërbimi kundër zjarrit, emergjencat dhe Të tjera.

Tre funksionet me peshën më të ulët në buxhet janë: Mbrojtja me 3% të shpenzimeve totale Argëtimi, Kultura dhe Çështje Fetare me 0.9%; dhe Mbrojtja e Mjedisit me 0.2% të shpenzimeve totale buxhetore.

Klasifikimi sipas vlerave nuk paraqet ndryshime krahasuar me vite të mëhershme. Rritja me bazë vjetore thekso Funksionet me më shumë buxhet të planifikuar kundrejt planifikimeve vjetore të mëparshme duke treguar fokusin nga ana e Qeverisjes në sektorë apo funksione të caktuara. Kështu në krahasim vjetor Mbrojtja dhe Kultura shënojnë rritje me bazë vjetore në përqindje prej 26.7 dhe 31%, kjo e lidhur edhe me Investimet e Reja të parashikuara në këta dy sektor gjatë vitit 2022.


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Përveç Funksioneve kategoria E paklasifikuar është rreth 25% e Shpenzimeve Buxhetore të vitit 2022 Plan. Të Paklasifikuara në Funksion janë pagesat për shërbimin e borxhit; kontigjenca për politika pagash dhe pensionesh; fondi rezervë; dhe shpenzimet e pushtetit vendor; dhe fondi i rindërtimit.

Rreth 157.2 miliardë lekë janë planifikuar për shpenzimet të tjera të paklasifikuara, ku konkretisht, shpenzimet e pushtetit vendor 60.3 miliardë Lekë. Po kështu, 51 miliardë lekë janë shpenzime planifikuar për pagesat e shërbimeve borxhi (interesa dhe rezerva). Fondi i Rindërtimit këtë vit është planifikuar 20 miliardë lekë. Fondi Rezervë është planifikuar 2.4 miliardë Lekë përcaktuar.


Burimi: MFE (2021) tabelat e ligjit te buxhetit 2022
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Plani mund të konsolidohet me ndryshime që varjojnë sipas nevojave dhe fleksibiliteteve të politikave dhe situatave vjetor. Mosrealizimi I di sa funksioneve apo tejkalimi I shpenzimeve për të tjera është një fenomen frekuento dhe që karakterizon vitet me krizë, dhe emergjenca.

Shkarko excel: Buxheti sipas Funksioneve Qeveritare 2022 planifikim
Komente dhe Analiza : Open Data Albania