Open Data Albania po zbardh fonde që partitë politike kanë përfituar nga buxheti 2022 si Fond Vjetor në Formën e Ndihmës Financiare Vjetore. Kodi Zgjedhor, Ligji për Partitë Politike dhe Vendimet e Komisionit Reformator i njohin të drejtë Partive pjesëmarrëse në zgjedhje parlamentare të përfitojnë para nga buxheti i shtetit çdo vit. Shpërndarja bëhet në bazë të performancës së partisë në zgjedhje ku vlerësimi kryesor është sipas numrit të deputetëve. Përveç numrit të deputetëve partitë bëhen përfituese nga Fondi Shtetëror edhe nëse kanë marrë më shumë se dhjetë mijë vota apo nëse kanë marrë më shumë se një përqind të Votave.

Në finale shpërndarja e parave dhe vlerësimi sipas formulës bëhet me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky i fundit me vendim numër 31, datë shkurt 2022 ka bërë vlerësimin e fondeve sipas performancës për njëmbëdhjetë parti ku dhjetë janë parti parlamentare dhe një është parti jo parlamentare por përfituese e mbi dhjetë mijë vota. Në total fondi për Partitë Politike për vitit 2022, i miratuar edhe në Ligjin për Buxhetin e Shtetit është 345 600 000 Lekë (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë). Përfituesit sipas vlerës janë si vijon Partia Socialiste e Shqipërisë PS me 151 494 783 Lekë (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tre lekë); pasohet nga Partia Demokratike me fond vjetor total 104 926 170 Lekë (njëqind e katër milion e nëntëqind e njëzet e gjashtë mijë njëqind e shtatëdhjetë lekë); Partia Lëvizja Socialiste LSI për Integrim përfiton 15 577 215 Lekë (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtarë mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë); Partia Republikane Shqiptare përfiton 13 223 679 Lekë (trembëdhjetë milion e dyqind e njëzet e tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë); Partia Social Demokrate ka 12 266 269 lekë (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë); Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU 9 753 657 Lekë (nëntë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e shtatë); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ 8 018 647 Lekë (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë); Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë PAA me 8 018 647 Lekë (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë); Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar LZHK 8 018 647 Lekë (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë); Partia Lëvizja e Legalitetit 8 018 647 Lekë (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) dhe Partia Nisma Thurje NTH me 6 283 636 Lekë (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë).



Tabela: Fondi Shtetëror që Përfitojnë Partitë Politike për vitin 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vendimi i Komisionerit dhe përllogaritjet e tij bëhet në bazë të Nenit 15/2 pika 2 shkronja “e” e Ligjit nr. 8580, Për Partitë Politike. Ku 70 përqind të fondit total e përfitojnë Partitë Parlamentare sipas numrit të deputetëve të fituar sipas Sistemit Zgjedhor. Fondi në masën 20% përfitohet nga Parti që kanë fituar mbi 10 mijë vota ndërsa 10 përqind në finale ndahet mes partive që kanë marrë mbi një përqind të totalit të votave.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket buxhetimit për parti që kanë marrë mbi 10 mijë vota, listës së partive parlamentare i shtohet edhe Partia Nisma Thurje e cila ka marrë 10 217 vota por nuk ka arritur të dërgojë një deputet në kuvend. Vendimi komisionerit ka alokuar fondin 6 283 636 Lekë (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë lekë e gjashtëqind e gjashtë lekë) për këtë parti dhe po kaq për secilën parti që e ka arritur këtë sasi votash.

Ndërkohë Parti që ndajnë pjesën takuese për shkak të kalimit të pragut të 1 përqind vota janë vetëm katër  e konkretisht Partia Socialiste kryetar Edi Rama me 48.67 përqind, Partia Demokratike kryetar për 2021 Lulëzim Basha me 39.43 përqind, partia Lëvizja Socialiste për Integrim kryetare Monika Kryemadhi me 6.81 përqind dhe partia Social Demokrate  me kryetar Tom Oshin me 2.24 përqind.



Tabela: Parti që Përfitojnë fond shtetëror vjetor për shkak se kanë kaluar pragun e 1 % e votave në Zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partitë Politike përveç Buxhetit të Shtetit kanë edhe burime të tjera financimi për proceset dhe aktivitetet e tyre vjetore apo për Fushatat Zgjedhore. Fondet e tyre janë kryesisht nga kuota, donacione, aktivitete ekonomike të shfrytëzimit etj të lejuara sipas Ligjit për Partitë Politike dhe Kodit Zgjedhor. Pasqyrat financiare të Partive Politike është detyrim ligjor të auditohen çdo vit dhe të publikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor në web faqen e institucionit.

Të dhëna dhe artikuj të tjerë mbi Partitë Politike në Fushata Zgjedhore dhe Financimet e tyre mund ti gjeni të listuara tek Tema Procese Zgjedhore .

Shkarko excel: Para të Buxhetit të Shtetit akorduar si Fond Vjetor për Partitë Politike viti 2022
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ledio Bushi dhe Aranita Brahaj