Më 14 maj 2023 mbahen zgjedhje në 61 Bashki të vendit. AIS bazuar në monitorime zgjedhore të mëparshme, vlerëson se ka risk të lartë për deformim të vullnetit zgjedhor përmes keqpërdorimit të fondeve publike në periudhë zgjedhore. Pak ditë para votimit për Zgjedhjet e Përgjithshme Prill 2021, u konstatuan zhvendosje të buxhetit shtetëror nga fondi për Punë Publike tek fondi për Grantime Individuale. Thesari kaloi para në llogari për disa familje të dëmtuara lehtë nga Tërmeti Nëntor 2019.

Organizata kallëzoi pranë Komisionerit për Zgjedhjet fenomenin në Bashkisë Durrës ku 926 449 664 Lek (rreth 7.8 milion Euro) u shpërndanë përmes Thesarit vetëm pak orë para votimit. Me dëshirën për të punuar në Monitorim zgjedhor AIS ka përgatitu metodologji dhe është në kërkim fondesh për disa aktivitete në Monitorim Zgjedhor, me fokus Keqpërdorimin e Fondeve dhe Kontratave Publike në fushatë zgjedhore.