Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Subjekte audiovizive të pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audioviziv dhe Subjekte audiovizive analoge private.
Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan, Top Channel, Media Vizion, Digitalb dhe ADTN. Televizioni Klan (J71413001L) , Shoqërisë Tregtare ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit dhe aktualisht (tetor 2022) shënon një kapital prej 1.449 miliard Lek. Kjo kompani ka dy aksioner, përkatësisht zotin Aleksandër Frangaj me 60 përqind dhe zonjën Alba Gina me 40 përqind.
Televizioni Top Channel (K12007002U) ka nisur aktivitetin 4 vjet më vonë se TV Klan dhe aktualisht ka një kapital aksionar prej 1.035 miliard Lek zotëruar nga pesë aksioner jo mazhoritar me përkatësisht 20 përqind secili. Pesë aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të zotit Dritan Hoxha ish themelues i kompanisë.
Media Vizion (K01414003D) ose Vizion + është themeluar në vitin 2000 dhe tre aksionerët e saj zotërojnë secili një të tretë të kapitalit, i cili aktualisht është në vlerën 353 milion Lek.
Digitalb (K41719004D) është një tjetër media audiovizive me licencim kombëtar e themeluar në vitin 2004 me një kapital fillestar 800 000 euro. Sot Digitalb ka një kapital prej 230 milion lek të cilat janë në zotërim të gjashtë ortakëve subjekte dhe gjashtë ortakëve individë.
Digitalb gjithashtu është ortak i vetëm i operatorit të pestë kombëtar në Shqipëri ADTN (L62121006Q).
Tabela: Subjekte audiovizive te pajisur me licence private kombëtare transmetimi audioviziv. Kapitali Aksionar më 20/08/2022
Burimi: AMA, QKR
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Tabela: Aksionarë në Televizione Kombëtare Gusht 2022
Burimi: AMA, QKR
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kliko mbi figure për të dhëna të detajuara
Burimi: AMA, QKR
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Televizione audiovizive analoge private në Shqipëri janë dyzetë e pesë, tre prej tyre rezultojnë subjekte tregtar të ç’regjistruar. Nga të dhënat e marra në ekstraktet e reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimi shtatë televizione analoge operojnë si Person Fizik, gjashtë televizione nuk kanë depozituar informacionet e nevojshme pranë QKR, dy televizione kanë pezulluar aktivitetin dhe për njërin prej tyre është vendosur sekuestro konservative dhe i është pezulluar licensa nga AMA, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit Agon Channel. Për tu njohur Kompani dhe Subjekte biznesi që funksionojnë si Media mund të vizitoni web databazën Open Corporates Albania kategori Informacioni Biznese Mediatike.
Ky artikull është përditësim i një artikulli të mëhershëm publikuar në Nëntor 2015, duke klikuar artikullin e mëhershëm mund të njiheni me gjendjen e licencimeve Media Audiovizive në datën Nëntor 2015.
Tabela: Subjekte audiovizive analoge private. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual (Aksesuar me 23/08/2022)
Burimi: AMA, QKR
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: AMA, QKR
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci