Nga vitit 2004 e deri 2021 nga gjykatat shqiptare janë dënuar me Vendim Forma e Prerë 6170 persona për vepra penale korruptive. Viti 2016 ka numrin më të lartë. Në Republikën e Shqipërisë Procedimet Penale mbi Korrupsionin ndahen në 6 grupe, përkatësisht: I. Korrupsioni në Sektorin Publik, II. Konflikti i Interesave dhe deklarimi i pasurisë, III. Korrupsioni i Funksionarëve, IV. Korrupsioni në Sistemin Gjyqësor, V. Korrupsioni në Sektorin Privat, VI. Falsifikimi.

Veprat penale të lidhura me korrupsionin janë të shumta. Ndër më të spikaturat për shkak të numrit të madh të të dënuarve si pasojë e kryerjes së këtij krimi janë: shpërdorimi i detyrës; korrupsioni pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike etj. Nga viti 2015 e në vazhdim Procedimeve Penale mbi Korrupsionin i është shtuar dhe Grupi i Falsifikimeve. Në këtë grup kryesojnë të dënuarit për Falsifikim Dokumentesh dhe ato për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpërdorimi i detyrës ka të bëjë me kryerjen ose moskryerjen me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta, apo kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. Gjatë harkut kohor 2004-2021 janë dënuar gjithsej 1 894 persona si pasojë e kryerjes së kësaj vepre penale, pra mesatarisht 105 persona në vit.

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike është ajo vepër penale për të cilën dënohen mesatarisht 18 persona çdo vit. Viti me numrin më të lartë të të dënuarve është viti 2015 ku janë dënuar 50 persona për kryerjen e kësaj vepre penale.

Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike është një tjetër formë korrupsioni e aplikuar në Republikën e Shqipërisë. Gjatë viteve 2004-2021 janë dënuar gjithsej 113 persona nga ku pjesa më e madhe janë dënuar në vitin 2008, rreth 23% ndaj totalit të personave që janë dënuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Falsifikimi është një tjetër formë korrupsioni e dënueshme me burg. Në këtë kategori janë dënuar mesatarisht 350 persona çdo vit. Në vitin 2021 janë dënuar për falsifikim 190 persona, nga të cilët 76 për falsifikim dokumentesh, 2 për falsifikim kompjuterik, 66 persona për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave dhe 46 persona për falsifikim të vulave, stampave ose formularëve.

Shkarko excel: Të dënuar mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale të Gjyqësorit në RSh 2004-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci