Open Data Albania po hulumton të dhëna mbi koeficientin e kriminalitetit në vend. Ky indikator tregon shkallën e konsumimit të veprave penale (krimeve ose kundërvajtjeve), duke e vendosur këtë të dhënë përballë numrit të personave, duke dhënë një pasqyrë të  saktë për shpërndarjen e krimit në vend. Si rregull ai shpreh numrin e krimeve për 100 000 banorë.

Në harkun kohor të tetëmbëdhjetë viteve 2004-2021 në Shqipëri llogaritet një koeficient mesatar vjetor rreth 146 krime për 100 000 banorë. Viti 2021 shënon vlerën më të lartë të këtij indikatori, përkatësisht 196 krime për 100 000 banorë. Vlera të larta shënojnë dhe vitet 2019 (177 krime për 100 000 banorë) dhe viti 2013 (175 krime për 100 000 banorë). Vlerën më të ulët të koeficientit të kriminalitetit e shënon viti 2011 me 118 krime për 100 000 banorë.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një tjetër analizë e këtij indikatori përveç koeficientit të kriminalitetit në rang vendi është ajo e koeficientit të kriminalitetit sipas rretheve. Kriminaliteti sipas këtij koeficienti e ndan territorin e Shqipërisë në tre grupe kryesore:

Grupi I: Kriminalitet më të lartë se mesatarja e vendit

Grupi II: Kriminalitet i përafërt me mesataren e vendit

Grupi II: Kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit

Nga studimi i kryer për të dhënat e çështjeve penale të përfunduara (krime dhe vepra penale në tërësi), rezulton që për vitin 2021 në shkallë vendi kemi 196 krime për njëqindmijë banorë. Në Grupin e parë, Kriminalitet më të lartë se mesatarja (196-310 krime për 100 000 banorë) kemi në rrethet Durrës, Kukës, Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, Tiranë etj. Në Grupin e dytë, Kriminalitet që në koeficient është i përafërt me mesataren e vendit (150-196 krime për 100.000 banorë) kemi në rrethet Elbasan, Korçë,Vlorë, Shkodër, Lushnje etj. Në Grupin e tretë, Kriminalitet me vlera nën mesataren e vendit (100-190 krime për 100.000 banorë) kemi në rrethet Berat, Fier, Krujë, Pukë, etj.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitet 2004-2021 mesataren më të lartë të këtij koeficienti e shënon kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, pasuar nga Tropoja, Durrësi dhe Vlora. Vlera më e lartë e këtij indikatori është arritur nga Tropoja në vitin 2007, përkatësisht 369 krime për 100 000 banorë.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat  bazohen tek Vjetarë Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa përpunimi, komente dhe analiza realizuar nga ODA. Koeficienti i kriminalitetit është një parametër që mat kriminalitetin në një mjedis të caktuar në raport me popullsinë e atij mjedisi.

Shkarko excel: Koeficienti i kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë 2004-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci