Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me çmimet e blerjes dhe të shitjes së Energjisë Elektrike nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., (KESH), për periudhën Janar- Dhjetor 2022. Që prej Artikullit të fundit nga Open Data mbi çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike nga KESH deri në muajin Tetor 2022, në muajt në vijim vihet re një rritje në çmimin e energjisë elektrike në Bursën Hungareze HUPX, e cila shërben si bursë referencë për rajonin e Ballkanit.
Me shtimin e rreshjeve të shiut në dy muajt e fundit të vitit pati një përmirësim të situatës hidrike në kaskadën e Lumit Drin, duke përmbushur kështu kërkesën për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas. Si rezultat, dy muajt e fundit të vitit karakterizohen nga një reduktim i sasisë së energjisë elektrike të blerë nga ana e KESH dhe një rritje e sasisë së shitur të energjisë elektrike krahasuar me muajt e mëparshëm. Nga një vrojtim i Rezultateve të Tenderit për Blerje Energjie Elektrike të publikuara në faqen zyrtare të shoqërisë KESH sh.a, për periudhën Janar – Nëntor 2022, KESH sh.a ka blerë 1,086,917 MWh Energji Elektrike me vlerë totale rreth 359.03 milionë Euro pa TVSH.
Burimi: KESH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga KESH sh.a për periudhën Janar- Dhjetor 2022 është 330.32 Euro për Megavat orë (MWh).
Kryesisht çmimi me të cilin KESH ka blerë energji elektrike është më i lartë se çmimi mesatar bursës Hungareze HUPX.
Burimi: KESH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Sa i përket shitjeve të energjisë elektrike, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2022, KESH sh.a ka zhvilluar disa tendera për shitje të energjisë elektrike. Në total KESH për vitin 2022 sh.a ka shitur 186,438 MWh me çmim të ponderuar 183.54 Euro/MWh me vlerë totale rreth 34.2 milionë Euro. Për muajin Nëntor ka shitur 31 300 MWh me vlerë rreth 6.02 milionë Euro pa TVSH, ndërkohë për muajin Dhjetor KESH ka shitur rreth 131 008 MWh, me vlerë në total rreth 22.2 milionë Euro.
Nga vrojtimet, në procedurat e tenderit të zhvilluara vihet re se çmimi mesatar i ponderuar i shitjes së energjisë elektrike është shumë më i ulët se çmimi i bursës në HUPX, sikurse paraqitet në grafikun e mëposhtëm. Vihet re se KESH nuk ka optimizuar ekonomikisht situatën, pavarësisht mundësisë për të përfituar një vlerë më të lartë fitimi nga transaksionet.
Kështu në 19 deri 23 dhjetor KESH ka shitur energji me çmimin 167.62 Euro për njësi ndërsa në bursë çmimi mesatar është 414 Euro në të njëjtën datë, e për pasojë për çdo Mwh 246.42 euro më pak.
Burimi: KESH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Në grafikun e mëposhtëm paraqitet ecuria e çmimeve mesatare mujore në Bursën Hungareze HUPX e cila merret si referencë edhe në transaksionet e shoqërive që operojnë në tregun e energjisë në Shqipëri. Për muajt Nentor-Dhjetor vihet re një rritje e ndjeshme në çmimet e energjisë elektrike sipas Bursës Hungareze HUPX. Në muajin Nëntor, çmimi mesatar HUPX ka shënuar 222.72 Euro/MWh me një rritje prej 14.8% krahasuar me muajin Tetor 2022. Ndërsa në muajin Dhjetor çmimi mesatar ka shënuar 268.55 Euro/MWh, apo rreth 20.6% më lartë se çmimi në Nëntor 2022.
Burimi: KESH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Çmimi mesatar ditor më i lartë gjatë muajve Nëntor-Dhjetor 2022 është shënuar në datë 14 Dhjetor i llogaritur në 444.44 Euro/MWh.
Burimi: KESH
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Të dhënat për këtë Artikull janë marrë nga Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë dhe faqja zyrtare e Bursës Hungarezë HUPX. Bursa hungareze HUPX shërben si bursë referencë për rajonin e Ballkanit.
Artikuj të tjerë në lidhje me Sektorin e Energjisë, çmime shitje dhe blerje energjie për vitin 2022, garancitë në fushën e energjisë elektrike i gjeni tek Open Data Albania, Tema Energjetikë.
Shkarko excel: Çmimi i Blerjes dhe Shitjes së Energjisë Elektrike nga KESH krahasuar me Bursën, Janar- Dhjetor 2022Komente dhe Analiza : Open Data Albania