Koncesionet e rrugëve janë një nga format më të sigurta të biznesit në republikën e Shqipërisë, ku koncesionari mjafton të gjejë fondet fillestare për investim dhe më pas siguron një kthim prej 564% apo 5 herë më shumë se investimi tregojnë shifrat e analizuara nga Open Data Albania.

Për rrugën Milot – Fier u hap garë ndërkombëtare për tre segmente, ndërsa është shpallur fituesi për aksin Lekaj – Fier, ku asnjë kompani e huaj nuk paraqiti ofertën e saj, ndërsa fitues u shpallën bashkimi i tetë kompanive të kryesuara nga kompania Fusha sh.p.k. Një vështrim në QKB tregon qartazi se këto kompani nuk kanë as asetet fizike dhe as fondet e mjaftueshme për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor, por kjo nuk ngriti asnjë flamur të kuq në Ministrinë e Infrastrukturës.

Shiko artikullin e plotë KETU