Portali 27.al publikoi në datë 14.01.2023 një artikull me temë “Firma që pengoi Censusin/ Veliaj i jep 800 mln për klor dhe laptopë”

Bashkia Tiranë kërkon të pastrohet me tenderë të pistë. Kryetari Erion Veliaj ka mbyllur ditët e fundit dy tenderë, të cilët kapin vlerë 80 milionë lekë (të reja) dhe janë në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje Hipoklorit Natriumi 13-15%, i cili është firmosur më 13 janar. 78 milionë lekë do të shpenzojë Veliaj për të blerë klor për Ujësjellës- Kanalizime Tiranë.

Institucioni mësipërm, pavarësisht fondeve që shpenzon, nuk furnizon me ujë të pijshëm qytetarët e Tiranës. “Ujë i pijshëm 24 orë”, ishte premtimi që solli në pushtet Veliajn, por në fakt po sjell vjedhje fondesh 24/24 orë.

Tenderi në fjalë ka marrë “Flamurin e kuq”, pasi është i skuqur me shkelje. Së pari, kontrata është firmosur në mungesë të  konkurrencës. Konkretisht, firma 2 AT shpk me pronar Nuçi Shamijan ka paraqitur interes dhe Veliaj ia ka falur kontratën pa zhvilluar garë sikur kërkon ligji për prokurimet.

Shiko artikullin e plotë KETU