Portali Gijotina publikoi në datë 27.01.2023 një artikull me temë “Asfalt për zgjedhjet/ Gledjan Llatja i jep Asllan Hastoçit 145 mln lekë pa garë”

Para zgjedhjeve vendore, kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, nuk përmbahet duke shpërdoruar buxhetin në tenderë me shkelje. Latja po bashkëpunon me biznesmenë që njihen si aktorë të aferave të prokurimeve. Këtë herë ka nënshkruar kontratën me biznesmenin Asllan Hastoçi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt rikonstruktimin e rrugëve “Azmi Stringa” dhe “10 Korriku”. Ky asfalt elektoral do të kushtojë 145 milionë lekë.

Gara është mbyllur ditën e sotme, ndërkohë që kontratat janë firmosur në shkelje të hapur të ligjit. Në dokumentet e publikuara evidentohet se nuk ka pasur një garë sikur e kërkon ligji i prokurimeve. “HASTOÇI” Sh.p.k dhe “BAJRAMI N.” Sh.p.k kanë qenë dy firmat që kanë shfaqur interes. Në fakt, të dy kompanitë janë të njohura për marrjen e tenderëve pa garë.

Kështu kanë proceduar edhe në këtë rast. “Bajrami N” është skualifikuar menjëherë nga gara, pasi me sa duket fitorja i ishte paracaktuar për “HASTOÇI” shpk. Pasi kjo e fundit mbeti e vetme në garë, megjithëse kishte ofertën më të shtrenjtë, u shpall fituese. Madje, vëmë re se oferta e Hastoçit ishte 143 milionë lekë, pra 98% e fondit limit. Kjo është një tjetër shkelje dhe risk i shtuar nga ana e Bashkisë për fondin e caktuar.

Tenderi ka fituar “Flamurin e Kuq” nga Open Data, prandaj shpresojmë që kjo shenjë abuzimi të vihet re edhe nga SPAK-u.

Shiko artikullin e plotë KETU