Në ketë artikull do të punojmë me dy projeksione mbi rezultate zgjedhore 2021. Përkatësisht, ndarje mandatesh për deputet duke konsideruar dhe krahasuar:

Varianti A: Mandate Aktuale me Konkurrim Rajonal kundrejt Rastit Hipotetik nëse do të kishim rregullim ligjor për Konkurrim Kombëtar.

Varianti B: Mandate Aktuale me Konkurrim Rajonal dhe rregullimet e reja ligjore kundrejt Projeksion mandate me Konkurrim Rajonal por me lejim të listave të veçanta për subjektet brenda koalicioneve (pra me koalicione para-zgjedhore). Shkurtimisht, Mandate me Kodin Zgjedhor 2021 vs Mandate me Kodin Zgjedhor në fuqi 2017.



Tabela: Rezultatet zgjedhore 2021, vota sipas subjekteve ne total
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në të gjitha rastet projeksionet janë realizuar bazuar në votat e siguruara nga subjektet politike në vitin 2021. Përllogaritja e numrit të deputetëve është kryer bazuar në nenin 162 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar.

Varianti A: Sistem Proporcional me Konkurrim Rajonal vs me Konkurrim Kombëtar. Open Data Albania ka realizuar një krahasim të sistemit proporcional me konkurrim rajonal (12 zona zgjedhore që përkojnë me 12 qarqe) dhe të sistemit proporcional me konkurrim kombëtar (1 zonë zgjedhore që përkon me të gjithë Republikën e Shqipërisë).

Me sistemin aktual, atë proporcional me konkurrim rajonal, në vitin 2021, Partia Socialiste (Edi Rama) ka fituar 74 mandate, Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (Lulzim Basha) ka siguruar 59 mandate deputetësh. Katër mandate deputetësh kanë shkuar për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim (Monika Kryemadhi) dhe tre për Partinë Social Demokrate (Tom Doshi).

Nëse përdorim të njëjtin numër votash por tanimë llogaritjen e mandateve e bëjmë me një zonë zgjedhore, pra me sistem proporcional kombëtar, rezulton se PS do të fitonte 3 deputetë më pak, përkatësisht 71 (përsëri mazhorancën). Dy deputetë do të humbiste edhe koalicioni i PD-AN, duke e çuar numrin e deputetëve të saj në 57. Partia LSI/PL do siguronte me sistem proporcional me konkurrim kombëtar 9 mandate në vitin 2021 dhe jo 4 sa siguroi. Për Partinë Social-Demokrate nuk do kishte ndryshim të numrit të mandateve edhe me llogaritjen e re.

Rasti i zgjedhjeve të vitit 2021, nuk do të ndikohej nga pragu kombëtar i votimit prej 1%, që në fakt me vendimin nr. 31 të Gjykatës Kushtetuese datë 04.10.2021 është shfuqizuar. Pragu 1% nuk lejonte subjektet politike që të fitonin mandat deputeti nëse nuk kishin siguruar 1% të votave në rang vendi, edhe pse mund të kishin arritur herësin brenda qarkut.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Varianti B: Kodi Zgjedhor 2021 vs Kodi Zgjedhor 2017, Rezultate Zgjedhore 2021. Një krahasim tjetër është se çfarë do të ndodhte nëse do të ishte në fuqi sistemi pa rregullimet ligjore të realizuara në vitin 2020 dhe 2021. Nëse supozojmë se Partia Demokratike do të bashkëpunonte në koalicion me LSI, pra të kishte koalicion të Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim (Lulzim Basha) dhe LSI (Monika Kryemadhi), por me lista të veçanta shumë-emërore, rezulton se numri i mandateve të fituara ndryshon. Janë katër qarqe të cilat do të ndikonin tek rezultati përfundimtar, përkatësisht Vlora, Gjirokastra, Berati dhe Durrësi. Në këto katër qarqe bashkëpunimi i PD-AN duke bashkëpunuar në koalicion parazgjedhor me LSI do t’u jepte atyre katër deputetë më shumë.

Si përfundim PS nuk do të merrte në Vlorë 8 mandate por 7, në Gjirokastër 2 dhe jo 3 mandate. Po njësoj në Berat PS do të fitonte 4 mandate dhe jo 5, si dhe në Durrës do shkonin 7 mandate për PS dhe jo 8.

Këto mandate të humbura nga PS do të shkonin për koalicionin midis PD-AN dhe ish-LSI.

Në finale PS nuk do të kishte shumicën e thjeshtë prej 71 deputetësh e vetme, por do fitonte 70 deputetë. Ndërsa bashkëpunimi PD-AN do të siguronte 67 deputetë nga 63 aktualisht. Ndarja brenda koalicionit tregon që 2 nga deputetët shtesë do të shkonin për PD-AN, përkatësisht në Vlorë dhe Gjirokastër, kurse 2 deputetët e tjerë për ish-LSI, në Berat dhe Durrës. Tre mandatet e PSD nuk do të ndikoheshin. PS nuk do të mundej që të formonte qeverinë e vetme, prandaj do duhej që të bashkëpunonte edhe me një parti tjetër.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Spending Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Publikime të tjera mbi Rezultate Zgjedhore si dhe analiza të Partive Politike dhe aspekteve të tjera mund të gjeni në Webfaqen e Open Data Albania me tematikën Procese Zgjedhore dhe Shpenzime Elektorale.

Shkarko excel: Projeksion. Shpërndarje Mandate Deputeti vota 2021, hipotetike konkurrim Kombëtar dhe Konkurrim ku lejohet bashkëpunim parazgjedhor
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha