Open Data Albania po analizon të dhëna, rezultate të zgjedhjeve 2023, duke u ndalur tek krahasimi i votave të fituara nga kandidatët për kryebashkiak, kundrejt votave të siguruara nga subjekti që ata përfaqësojnë.

Kjo tregon nëse në një zonë të caktuar kandidati ka performuar më mirë se Subjekti. Por duhet konsideruar edhe fakti se në zgjedhjet për Këshilla Bashkiak kanë marrë pjesë 40 subjekte, ndërsa kandidat për Kryebashkiak nuk kanë të gjithë subjektet garuese.

Partia Socialiste. Kandidati i Partisë Socialiste në Kukës është ai që ka siguruar më shumë vota në krahasim me Subjektin politik që përfaqëson. Përkatësisht, Safet Gjici ka arritur të grumbullojë 384% më shumë vota se Partia e tij ku konkretisht Gjici është votuar nga 11 623 individ ndërsa vetë PS në garën për Këshill Bashkiak në Kukës ka marrë vetëm 2 400 vota.

Tropojë Rexhe Byberi, është votuar 278% më shumë se PS në këshillin bashkiak (5 127 Byberi kundrejt 1 356 vota PS).

Gjon Gjonaj, kandidat i PS në Bashkinë Pukë edhe pse nuk ka arritur të fitojë kundër kandidatit të Bashkë Fitojmë, ka marrë 268% më shumë vota se subjekti, përkatësisht 2 507 kundrejt 682 vota PS.

Mbi 200% në krahasim me votat për Partinë Socialiste kanë marrë edhe kandidati i Këlcyrës (Klement Ndoni, 261% më shumë), Malësisë së Madhe (Tonin Marinaj, +252%), Fushë Arrëzit (Fran Tuci, +226%, nuk ka fituar si kryebashkiak), Lezhës (Pjerin Ndreu, +212%), Hasit (Beqir Mulaj, +206%, nuk ka fituar si kryebashkiak), dhe Klosit (Valbona Kola,  +203%)

Kandidati i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka arritur të fitojë 8% vota më shumë se vetë Partia Socialiste për këshill bashkiak, përkatësisht, Zoti Veliaj është votuar nga 158 852 zgjedhës kundrejt Partisë Socialiste me 147 267 votues për Këshillin Bashkiak.

bashkitë e tjera të mëdha, Fier kandidati Armando Subashi ka fituar 19% më shumë vota se PS (35 309 Subashi vs 29 723 vota PS). Elbasan, kandidati Gledian Llatja ka tejkaluar votat e PS me 12% (35 985 kundrejt 32 255 vota PS.

Kandidatja znj. Emiriana Sako, ka kapërcyer votat e PS me 11% në Bashkinë e Durrësit (48 512 vota znj. Sako vs 43 861 vota PS).

Shkodër kandidati Benet Beci ka tejkaluar votat e PS-së me 92%, përkatësisht Beci 34 531 vota, kundrejt PS 17 963 vota.

Vetëm kandidati i Kuçovës rezulton me më pak vota sesa Partia Socialiste, përkatësisht 1% më pak (6 910 vota Kreshnik Hajdari kundrejt 7 005 vota PS).



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Rezultate Zgjedhore 14 maj 2023, Vota Kandidati për Kryebashkiak i PS kundrejt vota Partia Socialiste për Këshill



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Votat e subjektit Bashkë Fitojmë janë tejkaluar në përgjithësi nga kandidatët për kryebashkiak në masë më të madhe sesa të ata të Partisë Socialiste. Kjo ka ardhur për shkak të ndarjes së votës midis partive opozitare.

Kandidati për kryebashkiak në Këlcyrë, Arjan Kasaj ka tetë herë më shumë vota se subjekti Bashkë Fitojmë që përfaqësonte (216 vota Bashkë Fitojmë, kundrejt 1936 vota Kasaj).

Me 724% kandidati për kryebashkiak në Selenicë, Leonard Rakipaj ka tejkaluar votat për këshill bashkiak të koalicionit Bashkë Fitojmë (428 Bashkë Fitojmë vs 3528 vota Rakipaj).

Tejkalim me më shumë se 5 fish të votave të subjektit Bashkë Fitojmë kanë shënuar edhe kandidatët: Hil Curri në Fushë Arrëz me 654% më shumë (357 vota koalicioni kundrejt 2693 vota Curri); Rrok Dodaj në Pukë me 622% më shumë (482 vota koalicioni vs 3480 vota Dodaj) dhe Hasim Çekrezi në Gramsh me 505% (931 vota Bashkë Fitojmë vs 5634 vota kandidati)

Bashkitë e mëdha. Në bashkinë e Tiranës, kandidati Belind Këlliçi ka tejkaluar rezultatin e koalicionit Bashkë Fitojmë me 48%, përkatësisht ai rezultoi me 100 422 vota për kryebashkiak, ndërsa koalicioni që përfaqësonte 67 999 vota.

Fier votat e Bashkë Fitojmë për këshill bashkiak u tejkaluan me 52% nga kandidati për Kryebashkiak Edvar Kodheli (10092 vs 6651 vota).

Bardh Spahia mori me 73% vota më shumë në Bashkinë Shkodër sesa Koalicioni Bashkë Fitojmë për këshill bashkiak (22804 vs 13177 vota).

82% më shumë vota se subjekti fitoi Igli Cara në Durrës përkatësisht 38 784 vota kundrejt 21 286 vota.

Kandidati Luçiano Boçi arriti të siguronte 91% më shumë vota për kryebashkiak në Elbasan kundrejt koalicionit që përfaqësonte. (27912 vota kundrejt 14621 vota Subjekti në Këshill Bashkiak).

Vlorë Hysni Sharra mori 79% më shumë vota sesa Bashkë Fitojmë (11802 vs 6606 vota).

Dy kandidatë për kryebashkiak të Bashkë Fitojmë nuk kanë arritur që të grumbullojnë vota po aq sa koalicioni. Përkatësisht në Bashkinë e Poliçanit zoti Behar Xhaferaj ka mbledhur 5% më pak vota se koalicioni Bashkë Fitojmë (461 vs 487 vota), si dhe kandidati Resmi Shanaj në Mallakastër me 15% më pak vota se Bashkë Fitojmë (736 vs 864 vota).



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Rezultate Zgjedhore 14 maj 2023, Vota Kandidati për Kryebashkak i Bashkë Fitojmë kundrejt vota Koalicioni Bashkë Fitojmë



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Demokratike PD zyrtare ka kandiduar me kandidat për kryetarë bashkie vetëm në 14 bashki. Ndër këto bashki ka raste në të cilat votat e Partisë Demokratike për këshill bashkiak janë tejkaluar (7) nga votat e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kandidati në Bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka vota 304.5% më shumë se PD (5792 vota Kapllanaj vs 1432 PD).

Me 255% ka tejkaluar votat e PD, kandidatja Leonidha Papa në bashkinë Finiq, përkatësisht 1712 Papa kundrejt 482 PD.

Kandidatë që kanë marrë më pak vota sesa PD-ja janë Bilbil Bajraktari (43% më pak) në Kamzë, Ilirjan Koxhaj në Kuçovë (-40.6%), etj. Gjithashtu, edhe kandidati për bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka fituar 37.5% më pak vota se PD në këshillin bashkiak, ku Bejko ka 12398 vota kurse PD zyrtare 19827.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tabela: Rezultate Zgjedhore 14 maj 2023, Vota Kandidati për Kryebashkiak i PD-së kundrejt vota Partia Demokratike Zyrtare



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Artikuj të tjerë më të dhëna, rezultate dhe analiza të Proceseve Zgjedhore mund të aksesoni në Web-Faqen Open Data Albania rubrika Procese Zgjedhore.

Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha