Open Data Albania po rendit operatorët ekonomikë të njoftuar si ofertues të suksesshëm në Procedura Kontraktimi për Programin e Rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Periudha në shqyrtim është janar 2020 deri më  prill 2023.

Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH.

Procedura për kontraktim për Programin e Rindërtimit, është bërë në bazë të një Ligji i ndryshëm nga legjislacioni normal për Prokurimet. Procedurat janë të gjitha të kufizuara, pa garë të hapur me bazë Ligjore Akt Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019. Bazë Ligjore e Kundërshtuar edhe ne Gjykatën Kushtetuese.

Bashkitë kanë kontraktuar për Programin e Rindërtimit deri në Prill 203 total 59.08 miliard lekë. Ndërsa Fondi Shqiptar për Zhvillim vlerën 32.76 miliard.

22% e vlerave të kontratave të Rindërtimit janë fituar nga 10 Big Bizneset e para në renditje. Tridhjetë të parët kanë marrë 42% të vlerës.



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

I pari në renditje sipas vlerës, Bashkimi i Operatorëve BOT, me katër biznese, kryesuar nga shoqëria Kevin Construcion. Pjesë e bashkimit të operatorëve janë edhe Company Riviera 2008, Mela shpk dhe Pepa Group. Bashkimi i Operatorëve drejtuar nga Kevin Construction  ka fituar dy kontrata Minikonkursesh me vlerë total prej 3 777 430 000 Lekë (tre miliard e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tridhjetë mijë). Kontraktor në dy rastet është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Secila nga shoqëritë në këtë bashkim operatorësh ka edhe të tjera kontrata nga Programi i Rindërtimit, si operator i vetëm pa bashkëpunim, apo në bashkëpunime të tjera. Kjo shoqëria është themeluar nga Kryebashkiak i Kukësit zoti Safet Gjici.

Në vendin e dytë është përsëri një bashkim operatorësh me Ante Group dhe Ferro Beton & Constuction Co. Ky bashkim operatorësh ka fituar katër kontrata nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë totale 2 413 537 343 (dy miliard e katërqind e trembëdhjetë milion e pesëqind e tridhjetë e shtatë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë. Gjithsej kompania Ante Group është pjesë edhe e 9-të (BOE) bashkimeve të tjera me operatorë ekonomik me vlerë ofertuese të suksesshme totale 3.59 miliard lekë. Ndërkohë, Ferro Beton ka pasur edhe 3 bashkëpunime të tjera në kuadër të programit të rindërtimit me vlerë totale 1.28 miliard lekë.

Gjikuria e vetme renditet në vendin e tretë si operator i suksesshëm me vlerë totale 2 337 904 249 lekë (rreth dy miliard e treqind e tridhjetë e tetë milon lekë). Këto kontraktime janë kryesisht me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, përkatësisht 5 të tilla me vlerë 2.26 miliard, si dhe një tender me Bashkinë Tiranë me vlerë 77.8 milion lekë. Si bashkim Operatorësh me kompani të tjera Gjikuria dhe operatorët pjesë e bashkëpunimit kanë përfituar tendera së bashku në vlerë 599 milion lekë.

Po përsëri kompani e vetme, G.P.G. Company renditet e katërta për operator të suksesshëm të Programit të Rindërtimit me vlerë totale të tenderuar 2 027 584 558 (rreth 2 miliard e 30 milion) lekë. Ky operator ka përfituar 2 kontrata me Fondin, për rindërtim pallatesh në Krujë dhe Shijak. Gjithashtu, ka përfituar 3 kontrata me bashkitë, përkatësisht një me Bashkinë Durrës, një me Bashkinë Lezhë, dhe një me bashkinë Kurbin për rindërtim shkolle. Po ashtu kompania G.P.G ka përfituar edhe tendera të tjerë si bashkim operatorësh në vlerë 3.04 miliard lekë (total BO ku është pjesë G.P.G).

Salillari renditet i pesti si operatori më i suksesshëm i programit të rindërtimit me vlerë 1.99 miliard lekë. Kjo shoqëri ka një kontratë me FSHZH për rindërtim në bashkinë Vorë dhe 2 kontrata me Bashkinë Tiranë për zonën e 5 majit dhe zonën zhvillimore Kombinat. Operatori Salillari ka përfituar tendera edhe si bashkim operatorësh në vlerë së bashku 181 milion lekë.

Bashkime Operatorësh Ekonomik të suksesshëm në Programin e Rindërtimit me renditje nga vendi i gjatë në të dhjetin janë BO:



Tabela: Dhjetë BIG Kontraktorë, Biznese të suksesshëm të Programit të Rindërtimit, vlera e ofertës së suksesshme në milion lekë
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Programi i Rindërtimit është një Program i Qeverisë Shqiptare, iniciuar pas Tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Ky Program parashikon ndërtime të reja dhe Rikonstruksione të objekteve për banim dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit. Qeveria Shqiptare organizoi në bashkëpunim me Partnerët në datën 17 shkurt 2020 një Konferencë Donatorësh në Bruksel, ku deklaroi nevojën për të garantuar një ndihmë prej 1.15 bilion Euro nga dhurime, asistenca, grantet dhe kredi të buta. Ndihma e huaj në disa raste u karakterizua me pezullime dhe ndërprerje për shkak të krizës së Pandemisë që përfshiu mbarë botën në vitin 2020. Aktualisht rezultojnë procedura të finalizuara me njoftim fituesi apo lidhje kontrate për Programin e Rindërtimit në vlerën 91.85 miliard lekë, nga të cilat 59.1 miliard lekë përmes bashkive dhe 32.7 miliard lekë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.



Tabela: Operator ekonomik të Suksesshëm të Programit të Rindërtimit, Renditje sipas vlerës së Ofertës së Suksesshme, në lekë
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Listën e Kontraktimeve për Program Rindërtimi e gjeni të mirë-strukturuar në portalin Open Procurement Albania ndarë në databaza Rindërtim përmes Bashkive dhe Rindërtim përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.



Tabela: Renditja Operator Ekonomik të Programit të Rindërtimit sipas ofertës së suksesshme, tenderimi nëpërmjet bashkive, deri Prill 2023
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Renditja Operator Ekonomik të Programit të Rindërtimit sipas ofertës së suksesshme, tenderimi nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, deri Prill 2023
Burimi: Open Procurement
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Pagesat e bëra nga Qeveria në drejtim të Klientëve në Kontrata Rindërtimi janë për monitorim ne rubrikën Transaksione Thesari.

Listë me Pasaporta për çdo Biznes Kontraktor në program Rindërtimi e gjeni në databazën Open Corporates Albania.

AIS ka krijuar sisteme databazë të monitorimit të Tenderimit dhe Kontraktim si Open Procurement Albania, Sistem monitorimi për kontraktime Programi Shtetëror i Rindërtimit, Sistem për vlerësim risku (automatikisht) në tenderim, Databaza për monitorim të Shpenzimeve Publike dhe Integritetit të të Zgjedhurve dhe Emëruarve të Lartë Publik.

Shkarko excel: Rendite Biznese Programi i Rindërtimit sipas vlerave të Përfituara kontraktime nga 2020 deri Prill 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha