Nëntë Vendime te Këshillit të Ministrave VKM, kanë hyrë në Fuqi dhe planifikojnë rritje pagash për disa sektor Buxhetor. Për Pagën e Prillit Qeveria përmes VKM të datës 20 Prill ka Vendosur dhe fillon zbatim rritje pagash për kategori si më poshtë:
- Personelin Mjekësor dhe Administrata Shëndetësi VKM nr. 245/2023
- Staf Policia e Burgjeve me VKM nr. 244 / 2023
- Personel Akademik i Institucioneve të Arsimit të Lartë VKM nr. 243/2023
- Për Punonjës mbështetës dhe Punonjës të Specialiteteve në Administratën Publike VKM nr. 242 / 2023
- Stafe Arsim Para-Universitar me VKM nr. 241 / 2023
- Punonjës shërbimi i mbrojtjes nga zjarri me VKM nr. 240 / 2023
- Garda e Republikës me VKM nr. 239 / 2023
- Policia e Shtetit përmes VKM nr. 238 / 2023
Ndërsa më herët në Mars përmes një VKM me nr. 102 Qeveria ka Miratuar rritje paga për punonjës të Forcave të Armatosura.
Secila nga VKM ka efekte financiare për të cilat Këshilli i Ministrave planifikon mbulim me Buxhetin aktual, konkretisht zëri buxhetor Fondi për Kontigjenca dhe Politika të Reja Pagash. Për këtë arsye këto VKM hyjnë në fuqi menjëherë me Publikim në Fletore Zyrtare. Në këtë rast nuk ka lindur nevoja për ndryshime dhe shtesa me Akt Normativ të Ligjit për Buxhetin e Shtetit. Këto kategori marrin menjëherë rritje dhe nuk presin vendimmarrje të Parlamentit. VKM e cituara më lart janë publikuar në fletoren Zyrtare të datës 24 Prill 2023.
Për të vlerësuar sa janë mundësitë financiare që Qeveria pa nevojën e ndryshimeve të Ligjit për Buxhetin në Kuvend, të përballojë rritjen përmes Fondit Kontigjencë, po vlerësojmë parashikime të Fondit Kontigjencë dhe Politika të Reja Pagash. Ku për 2023-shin ky zë buxhetor në planifikimin fillestar parashikon 14.3 miliard lekë nga të cilat 2.3 miliard lekë janë politika të reja pagash.
Deri tani janar – prill 2023 ky fond Kontigjenca është përdorur: Shpërblim për pensionistët me pakësim të Fond Kontigjence në masën 3.51 miliard lekë dhe kompensim i kostove për sigurime shoqërore dhe shëndetësore pas rritjes së Pagës Minimale për Efekt Kontributesh në Administratën Publike në masën 452 milion lekë.
Rezulton që Fondi i ngelur si Kontigjencë për t’u përdorur për rritjen e pagave është në masën 8 miliard lekë. Në total bashkë me Fondin për Politika të reja Pagash, janë në dispozicion për tu përdorur 10.3 miliard lekë. Nëse i gjithë ky fond përdoret për të rritur pagat për periudhën e ngelur të vitit mund të realizohet një rritje e total fondit me 14.7%.
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Për vlerësim më konkret po shohim efektet direkte në Pagë Bruto (paga e deklaruar) për Profesionet dhe Kategoritë të cilat tashmë me VKM e përfitojnë rritjen e Prillit 2023. Analiza është bërë për ilustrim duke marrë si shembuj disa raste tipike si Mjek, Infermier, Mësues, Gardian Burgu, Ushtarak, Pedagog apo Sanitar.
Arsimi Para – Universitar. Paga e një mësuesi në arsimin fillor në shkollat 9-vejçare, me Master ose ekuivalent është rritur nga 62 000 lekë në 65 400 lekë, vlerë nominale rritje 3400 lekë, ose 5.5%. Në fakt paga reale (pas inflacionit) ka pësuar ulje me minus 1.2%.
Paga e një mësuesi në shkollat e arsimit të mesëm është rritur nga 68 900 lekë në 72 800 lekë, rritje me 5.7%. Kjo nënkupton që paga reale e tij ka rënë me 1%.
Një edukator në kopsht fëmijësh merr pas Prill 2023, 55 400 lekë, kundrejt 52 500 lekë që merrte më parë. Rritja është në masën 5.5%, por në realitet edhe pse kemi rritje ai mund të blejë 1.2% më pak të mira (produkte dhe shërbime) se më parë, për shkak të rritjes së çmimeve.
Në finale Arsimtarët qëndrojnë në nivele të ulëta rritje të cilat po ti indeksojmë ne Inflacionin kanë të ardhura që nuk u garantojnë të njëjtën fuqi blerëse si një vit më parë.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Shëndetësi. Mjek në hierarki të ndryshme kanë rritje të ndryshme. Përllogaritja që bëmë është sipas rritjes së pagës bazë dhe shtesave bazë pa llogaritur vjetërsitë. Mjekët specialist kanë përfituar një shtesë në pagë të deklaruar bruto prej 50 000 lekë. Nëse llogarisim rritje nominale dhe rritje reale në disa raste rritja reale flet për rezultat negativ dhe te munguar. Një infermier me Master përfitona rritje vetëm 3400 lekë apo 5.5% që po të kalkulojmë edhe Inflacionin paga si instrument i fuqisë blerëse shënon ulje me minus 1.2%.
Tabela më poshtë bën disa përllogaritje për Pozicione të Caktuara mjek dhe infermier.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Efektiva Policie. Paga e një Polici, Inspektor, u rrit nga 57 500 lekë në 61 500 lekë, rritje me 7%. Duke marrë nivelin e inflacionit për vitin 2022, rritja reale është vetëm 0.3% pasi inflacioni vjetor prej 6.7% ja ul fuqinë blerëse pagës.
Një Inspektor i dytë merr një pagë pas prill 2023, në masën 64 000 lekë nga 59 800 lekë që merrte përpara. Rritja nominale e pagës është 7%, por rritja reale është vetëm 0.3%.
Edhe këtu flasim për rritje të bazës pa përfshirë rritje për efekt vjetërsie e cila mbetet 2% e bazës.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Ushtarakët. Pagat e punonjësve të Forcave të Armatosura u shtuan ndryshe nga pagat e punonjësve të tjerë buxhetor, në muajin mars, me vendimin nr. 102, datë 01.03.2023.
Përgjithësisht pagat e punonjësve në Forcat e Armatosura u rritën me nivelin 7%, pra në njëfarë mënyre u indeksuan me nivelin e inflacionit dhe pësuan rritje reale me 0.3%.
Paga e një Rreshteri para Mars 2023 ishte 62 660 lekë, ndërsa pas Mars, 2023, u bë 67 000 lekë, rritje nominale në vlerë 4340 Lekë ose plus 6.9%, rritje reale pasi kemi indeksuar pagën me inflacionin vjetor vetëm 0.2%.
Një ushtar rekrut i parë apo detar i parë, nga paga 51 090 lekë shkon në 54 700 lekë.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Gardës së Republikës Një Inspektori të nivelit bazë i rritet paga nga 53 500 lekë në 59 000 lekë. Rritja në vlerë nominale është 5500 lekë ose 10.3%, ndërkohë që rritja reale e pagës është 3.6%.
Një Drejtues i lartë edhe pse i rritet paga me 4.6%, nga 115 000 në 120 300 lekë, paga reale e tij ulet me minus 2.1%.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Policia e Burgjeve. Një Inspektor në Burgje të Sigurisë së lartë pas Prillit 2023 merr 76 00 lekë, nga 70 400 lekë që merrte përpara. Rritja është në masën 8%, që do të thotë rritja reale është 1.3%.
Një Komisar në Burgje të Sigurisë së Lartë që merrte 89 000 lekë para Prillit, pas prill 2023, do të marrë 94 500 lekë. Rritja nominale është në masën 6.2% por me këto para ai do të blejë 0.5% më pak produkte dhe shërbime për shkak të rritjes së kostos së tyre llogaritur inflacion.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Zjarrfikësit përfituan shtesa në paga nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 240, datë 20.04.2023.
Paga e një zjarrfikësi u rrit nga 57 000 lekë në 60 500 lekë, rritje me 6.1%. Në të vërtetë paga reale e tij është ulur me minus 0.6%.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Stafe Mbështetëse Administratë. Qeveria Shqiptare me anë të vendimit nr. 242, datë 20.04.2023, ndryshoi edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës, ku futen punonjës si roje, sanitare, recepsionist. Në këtë kategori punonjësit futen pikërisht pjesa më e madhe e punonjësve që kanë pasur paga më të ulëta sesa paga e re minimale prej 40 000 lekë. Prandaj ky vendim ka qenë detyrim ligjor për tu miratuar. Një punonjës pastrimi sanitar pas Prillit 2023, paguhet 40 000 lekë, ndërkohë që kishte më parë pagën minimale prej 34 000 lekësh. Një shofer i kryeministrit merr pagë 43 000 lekë, ndërkohë që merrte 37 700 lekë. Rritje me 14.1% e pagës nominale dhe 7.4% e pagës reale.
Paga e një punonjësi të ruajtjes së rendit në Gjykata bëhet 45 500 lekë nga 41 000 lekë që ishte më para. Rritja nominale është 11%, ndërkohë që rritja reale është 4.3%. Në përgjithësi paga e këtyre punonjësve është rritur në këto nivele, duke shënuar rritje reale të pagës nga 1.7% deri në rreth 11%.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Arsimi Universitar. Profesorëve u është rritur paga me rreth 28%, përkatësisht nga 121 000 lekë në 155 400 lekë. Në ndryshim nga rritjet e tjera, arsimi i lartë parashikon vetëm pagat e stafeve akademike dhe ato mbulohen pjesërisht nga buxheti i shtetit e pjesërisht nga vetë institucionet me të ardhurat e institucionit kryesisht nga tarifa të studentëve. Ky lloj ndryshimi mund të kërkoje veç VKM së edhe vendimmarrje nga Universitetet çka parashikon se mund të mos finalizohet ne Prill.
Burimi: Fletore Zyrtare
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Analiza na qartëson që rast pas rasti rritja është në kufijtë e indeksimit për shkak të inflacionit. Sikurse në raste të caktuara janë titullarë dhe drejtues të nivelit të lartë që përfitojnë duke mos impaktuar ndjeshëm nivele si mësues, infermier, efektiv te mesëm te policisë së shtetit etj.
Në Pagat e llogaritura për punonjësit buxhetor nuk është marrë për bazë rritja e pagës për shkak të vjetërsisë, por janë marrë shtesat për kualifikime, shtesat për grup page dhe shtesa të tjera. Po njësoj kemi punuar me përllogaritje të pagës së deklaruar pra pagës bruto e cila dallon me atë neto që është paga që merr i punësuari pas mbajtjes së sigurime shoqërore dhe shëndetësore apo tatime mbi të ardhurat nga paga.
Ndërkohë në Kuvend janë depozituar si Iniciative e Këshillit të Ministrave (depozitim i datës 7 prill 2023) dy Ligje të cilat do të mundësojnë ndryshim page me efekte rritëse për Kategoritë Presidenti, Funksionar të Lartë të Shtetit, Punonjës të Institucioneve të Pavarura dhe Magjistratë.
- Konkretisht Projektligji “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, ku propozohen ndryshime për pagën e presidentit dhe funksionarëve të lartë të shtetit,
- si dhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.96/2016, “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar; në të cilin përcaktohen ndryshime në lidhje me formulën e llogaritjes së pagës së tyre.
Këto dy Projektligje pritet të kalojnë me Procedure të Përshpejtuar megjithëse Kuvendi nuk ka njoftuar ende datën e Shqyrtimit dhe Miratimit në seancë. Sipas Projekt Ligjit efektet financiare pra rritja e pagave edhe për kategoritë që presin ndryshime Ligjore nga Kuvendi do të fillojnë në datën 1 Prill me efekt prapaveprues.
Shkarko excel: Nëse dëshironi të aksesoni excel ose dataset që shoqëron këtë artikull ju lutem na shkruani ne emailin [email protected]Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha