Open Data Albania po rendit bizneset e njoftuara si Ofertues të Suksesshëm në Procedura Kontraktimi për Programin e Rikonstruksionit pas Tërmetit. Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH.

Procedura për kontraktim për Programin e Rindërtimit, është bërë në bazë të një Ligji i ndryshëm nga legjislacioni normal për Prokurimet. Procedurat janë të gjitha të kufizuara, pa garë të hapur me bazë Ligjore Kreun VI, Procedurat e Prokurimit Publik, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. Ligj për të cilin është kërkuar dy herë në Gjykatë Kushtetuese shfuqizim si antikushtetues.

Bashkimi i Operatorëve BOT, me katër biznese kryesuar nga Kevin Construksion është deri tani klienti më i suksesshëm në kontraktimet për Programin e Rindërtimit. BOT Kevin Construcion në bashkëpunim me Company Riviera 2008, Mela shpk dhe Pepa Group ka fituar dy kontrata Minikonkursesh me vlerë total pa Tatim Vlera e Shtuar prej 3 777 430 000 Lekë (tre miliard e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e katërqind e tridhjetë mijë). Kontratat e Lidhura janë njoftuar në Buletinin special Nr. 16 data 5 Shkurt 2021. Objekti i Kontratave lidhet me dy minikonkurse të cilat përkojnë Minikonkursi nr. 1 për 677 banesa dhe Minikonkursi nr. 2 për 743 banesa. Këto minikonkurse janë zhvilluar nga autoriteti Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Secila nga shoqëritë në këtë bashkim operatorësh ka edhe të tjera kontrata nga Programi i Rindërtimit, si operator i vetëm pa bashkëpunim, apo në bashkëpunime të tjera.

Në vendin e dytë si operator i suksesshëm renditur sipas vlerës qëndron shoqëria Gjikuria me 2 260 049 999 Lek për 5 kontraktime me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit për Procedurë Rindërtimi në banesa civile dhe objekt arsimor. Edhe Gjikuria ka të tjera kontraktime të Rindërtimit në procedura ku konkurron në bashkim operatorësh.

Në vend të tretë sipas vlerave qëndron përsëri një bashkim përbërë nga Ante-Group shpk me Ferro Beton & Construction Co shpk . Ky bashkim operatorësh ka fituar një kontratë Rindërtimi përmes Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe një tjetër me Bashkinë Tiranë po Rindërtim. Vlera totale është  2 182 717 646 (dy miliard e njëqind e tetëdhjetë e dy milion e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) Lekë. Të dy shoqëritë e Bashkimit Operator kanë edhe kontrata të tjera në bashkëpunime me njëra tjetrën dhe operatorë të tjerë. Kështu FerroBeton &Construction Co ka bashkëpunuar edhe me Alesio 14  apo Inerti shpk për ndërtime në Programi i Rindërtimit zona 5 Maji Bashkia Tiranë.

Në vendin e katërt si Operator të Programit të Rikonstruksionit sipas vlerave fituese deri dhjetor 2021, qëndron shoqëria Salillari. Ajo ka siguruar nga Rindërtimi kontraktime me vlerë deri 1 760 388 300 Lekë, Salillari ka fituar me Fondin projekte për rindërtimi në Vorë dhe me Bashkinë Tirane për rindërtime në Kombinat dhe 5 Maji.

G.P.G. COMPANY SHPK është ne vendin e pestë të Bizneseve të përzgjedhura për Kontraktim Programi i Rindërtimit. Me vlerë kontraktimi 1 332 081 367 (një miliard e treqind e tridhjetë e dy milion e tetëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, kjo shoqëri ka kontrata me Fondin për banesa në Krujë, Shijak e Durrës sikurse objekt arsimor, dhe një një rast kontraktime me Bashki për Fondin e Rindërtimit.

Dhjetë Klientët më të mëdhenj në renditje janë sëbashku 25.3% të totalit prej 67.6 miliard Lekë tenderime me njoftim apo lidhje kontrate për Programin e Rindërtimit, rezultate vitit 2020 dhe 2021.

Lista renditjes vijon me bashkimin e operatorëve Senka shpk, Dajti Park 2007 dhe Erzeni/Sh shpk vlera 1.31 miliard lekë.

BOT Kronos Konstructioni shpk Everest shpk dhe Arb&Trans 2010 shpl me 1.26 miliard lekë.

Bashkimi Pe-vla-ku shpk me degën në Kosovë ka 1.23 miliad lekë.

Bajrami N Shpk &Zdravo shpk kanë 1.1 miliard lekë.

Të dhënat janë për njoftime ftuesish apo kontraktime të njoftuara pa vlerë TVSH.

Shumë nga Punët, megjithëse janë njoftuar fituesit që në vitin 2020 dhe janë zbatuar procedura të kufizuara më afate të minimaliste për të garantuar veprimin emergjent, nuk ka ende finalizim apo njoftim për finalizim kontrate. Kjo kryesisht për projekte në territorin e Bashkisë Tiranë. Kjo edhe për shkak të vonesave në projektime dhe zhvillime të territoreve.

Programi i Rindërtimit është një Program i Qeverisë Shqiptare, iniciuar pas Tërmetit të datës 26 Nëntor 2019. Ky Program parashikon ndërtime të reja dhe Rikonstruksione të objekteve për banim dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit. Qeveria Shqiptare organizoi në bashkëpunim me Partnerët në datën 17 shkurt 2020 një Konferencë Donatorësh në Bruksel, ku deklaroi nevojën për të garantuar një ndihmë prej 1.15 bilion Euro nga dhurime, asistenca, grandet dhe kredi të buta. Ndihma e huaj në disa raste u karakterizua me pezullime dhe ndërprerje për shkak të krizës së Pandemisë që përfshiu mbarë botën në vitin 2020. Aktualisht rezultojnë procedura të finalizuara me njoftim fituesi apo lidhje kontrate për Programin e Rindërtimit në vlerën 67.6 miliard lekë, nga të cilat mbi 35 miliard u përkasin bashkive.

Listën e Kontraktimeve për Program Rindërtimi e gjeni të mirëstrukturuar në portalin Open Procurement Albania ndarë në databaza Rindërtim përmes Bashkive dhe Rindërtim përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pagesat e bëra nga Qeveria në drejtim të Klientëve në Kontrata Rindërtimi janë të monitorueshme përmes shërbimit për Transaksione Thesari

Listë me Pasaporta për çdo Biznes Kontraktor në program Rindërtimi e gjeni në databazën Open Corporates Albania.

AIS ka krijuar sisteme databazë të monitorimit të Tenderimit dhe Kontraktim si Open Procurement Albania http://openprocurement.al/,
Sistem monitorimi për kontraktime Programi Shtetëror i Rindërtimit http://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
Sistem për vlersim risku (automatikisht) në tenderim http://openprocurement.al/sq/index/redflag
DataBaza për monitorim të Shpenzimeve Publike dhe Integritetit të të Zgjedhurve dhe Emeruarve të Lartë Publik http://spending.data.al/

Shkarko excel: Biznese të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit Renditje sipas vlerës ofertë e suksesshme
Komente dhe Analiza : Open Data Albania