Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me klasifikimin e 50 SHA-ve me kapitalin aksionar më të lartë që operojnë në vend si dhe origjinën e tyre të kapitalit. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014.

Sipas hulumtimit rezulton se 50 SHA-të me kapitalin më të lartë aksionar, zotërojnë në total prej 2.23 miliardë Euro, duke përbërë rreth 77.2% të totalit të kapitalit që kanë të gjitha 847 SHA-të aktive që operojnë Shqipëri.



Komente dhe Analiza: Open Data Albania / Open Corporates Albania   
Burim: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   

Lista e 50 SHA me kapitalin me te larte  aksioner – qershor 2014



Komente dhe Analiza: Open Data Albania / Open Corporates Albania   
Burim: Qendra Kombëtare e Regjistrimit   
Kursi i Këmbimit sipas Kursit Zyrtar të BSH ne Qershor 2014   

Sektori ku dominon aktiviteti i 50 SHA-ve me kapital më të madh është sektori i shërbimeve me 41 SHA të cilat kanë një kapital që arrin në vlerën e 1.75 milardë Eurove. Në këtë grup bien në sy të gjitha bankat e nivelit të dytë si dhe kompanitë e sigurimeve. Një tjetër sektor ku janë prezent kompanitë më të mëdha është ai i prodhimit me 9 SHA të cilat kanë një kapital prej 479 milionë Eurosh. Në këtë grup bien në sy kryesisht SHA-të shtetërore që punojnë në fushën e prodhimit, nxjerrjes, përpunimit apo transmetimit të burimeve energjetike.

Top 50 SHA sipas Sektorëve – qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit       
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA       
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014: 1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)     
  

Bazuar në llojin e pronësisë mbi kapitalin rreth 36 SHA kanë kapital privat në vlerën e 1.37 miliardë Eurove duke zotëruar rreth 62% të totalit të kapitalit të 50 SHA-ve me kapital më të lartë aksionar. Ky grup ndiqet nga 10 SHA me kapital publik duke zotëruar rreth 22% të totalit me një vlerë që arrin në nivelin e 487 milionë Eurove. Ndërsa 4 shoqëri kanë kapital miks (privat-publik) në një nivel prej 369 milionë Euro duke zënë rreth 16% të totalit që zënë 50 kompanitë më kapitalin më të lartë në ekonominë e vendit.  

Top 50 SHA sipas Llojit të Kapitalit – qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA
Kursi i këmbimit në datën 30.06.2014:   1 EUR = 140.26 (Burimi: Banka e Shqipërisë)


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

66% e kapitalit që zotërojnë 50 SHA-të më të mëdha në vend ka origjinë të huaj. Kjo në një mase prej 1.23 miliardë Euro. Pjesa tjetër e kapitalit, në një vlerë prej 767.5 milionë Euro është kapital vendas. Sa i përket shpërndarjes së 50 SHA sipas origjinës së kapitalit, rezulton se rreth 15 SHA ose 30% e tyre kanë kapital vetëm vendas, 23 SHA ose 46% e tyre kanë kapital vetëm me origjinë të huaj ndërsa 12 SHA-të e tjera kanë kapital të përbërë.

Kapitali i Top 50 SHA sipas Origjinës


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Shpërndarja e Top 50 SHA sipas Origjinës së Kapitalit


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Në një analizë analizë më të thelluar të prezencës së kapitalit të huaj brenda strukturës aksionare të 50 SHA-ve me kapital aksionar më të lartë, rezulton se në 26 SHA ka  prezencë të shoqërive të huaja me një kapital në vlerën e 1.23 miliardë Euro.

Kapitali i Huaj ne Top 50 SHA-te – qershor 2014


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA


Burimi i të Dhënave: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Komenti dhe Analiza: Autori dhe ODA

Prezenca vetëm e individëve të huaj shihet ne 4 raste me një vlerë kapitali prej rreth 62.6 milionë Euro, ndërsa në 5 SHA ka një prezencë edhe të shoqërive me kapital të huaj edhe të individëve të huaj me një vlerë kapitali prej 168.3 milionë Euro.

Kontribuoi: Artan Gjergji