Në këtë artikull po zbardhim rezultate dhe rekomandime për Organin Ekzekutiv, të bëra në Raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtarë të Integritetit.

Ky raport për Shqipërinë Nëntor 2023 është realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey”.

Raporti synon të vlerësojë kuadrin institucional duke u përqendruar në nivelet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies. Ky raport shënon vlerësimin e parë të këtij lloji të Shqipërisë që nga viti 2016.

Raporti vlerëson ecurinë e reformave të deritanishme për konsolidimin e institucioneve dhe thekson nevojën për masa të mëtejshme për të forcuar sistemin e integritetit kombëtar. Dokumenti i plotë në shqip mund të klikohet në webfaqen e IDM.

Ky Vlerësim u hartua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij janë përgjegjësi vetëm e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe nuk reflektojnë domosdoshmërish qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë janë vlerësime dhe rekomandime për shtyllën Organi Ekzekutiv, vlerësimi bëhet sipas disa Rezultateve me 1 deri 100 pikë sa Kapaciteteve, Qeverisjes, Rolit dhe treguesve konkret:

Në Shqipëri, dega e organit ekzekutiv përbëhet nga Presidenti, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave. Presidenti i Shqipërisë (Bajram Begaj duke filluar që nga viti 2022) është kryetari i shtetit dhe zgjidhet nga Kuvendi me një mandat pesëvjeçar. Roli i Presidentit në shumicën e rasteve është formal dhe kompetencat e tij kufizohen. Kryeministri (Edi Rama nga Partia Socialiste e Shqipërisë duke filluar që nga viti 2013), si kryetar i qeverisë, zotëron kompetenca të larta brenda degës së organit ekzekutiv. Kryeministri është zakonisht lider i partisë ose koalicionit të mazhorancës në Kuvend. Këshilli i Ministrave, i drejtuar nga Kryeministri, mban përgjegjësi për zbatimin e politikave të qeverisë dhe administrimin e punëve të përditshme të shtetit.

Ekzekutivi ka sfida në rekrutimin e bazuar në merita, transparencën e reformës së pagave, infrastrukturën e zhvillimit profesional, kapacitetet administrative për politikëbërje dhe qëndrueshmërinë financiare të reformave. Ekzistojnë ligje për transparencën e organit ekzekutiv, por disa dispozita, sidomos që lidhen me ‘sekretet shtetërore’, janë të paqarta dhe mund të përdoren në mënyrë të gabuar për kufizimin e transparencës. Ekzistojnë ligje për llogaridhënien e organit ekzekutiv, por ata nuk trajtojnë përdorimin e akteve normative nga qeveria për të ndryshuar ligjet pa një shqyrtim të menjëhershëm nga parlamenti. Dispozitat mbikëqyrëse janë vetëm pjesërisht efektive për shkak të polarizimit politik dhe mospërdorimit të mjeteve mbikëqyrëse nga Kuvendi. Institucionet e pavarura mbikëqyrëse duke përfshirë ILDKPKI-në dhe KLSH-në kanë ndikim të pakët. Kuadri ligjor, që përfshin Kodin e Etikës ministrore, vazhdon të ketë boshllëqe në adresimin e skenarëve të rotacioneve të shpeshta, mungesë të mekanizmave të qartë për zbatimin dhe dispozitave të paqarta për lirinë e fjalës. Megjithëse ekzistojnë reforma për luftimin e korrupsionit, ato nuk janë të efektshme për shkak të vullnetit të kufizuar politik, përpjekjeve të paqëndrueshme dhe burimeve të pamjaftueshme. Pushteti i organit ekzekutiv ndaj Kuvendit është i rëndësishëm dhe ndërveprimet e tij me sektorin publik, KLSH-në dhe ILDKPKI-n sugjerojnë presion të kufizuar ndaj organit ekzekutiv për hartimin e politikave efektive kundër korrupsionit. Kompetenca mbikëqyrëse e ILDKPKI-së kufizohet dhe përqendrohet kryesisht në deklarimet e pasurisë dhe të interesave private.



Burimi: Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit i Shqipëri 2023 Klikoni për të shkarkuar dokumentin në shqip



Burimi: Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit i Shqipëri 2023 Klikoni për të shkarkuar dokumentin në shqip

REKOMANDIMET E ORGANIT

  • Organi ekzekutiv duhet të krijojë dhe t’u përmbahet proceseve rigoroze të rekrutimit të bazuar në merita për të siguruar që pozitat e shërbimit civil, sidomos postet e larta, të plotësohen bazuar në ekspertizën dhe kompetencat e lidhura me politikat dhe jo emërimet politike. Kjo duhet të përfshijë reformimin e kornizave aktuale të rekrutimit të pozicioneve të postit të lartë bazuar në një qasje monitorimi duke prezantuar përzgjedhjen e hapur dhe rekrutimin bazuar në kompetenca, si dhe duke ofruar kritere transparente për përzgjedhjet.
  • Organi ekzekutiv duhet të finalizojë reformën gjithëpërfshirëse të pagave, ta bëjë sistemin më të drejtpërdrejtë dhe t’i komunikojë hapur ndryshimet shërbimit civil. Reformat e pagave duhet të jenë transparente, me stimuj të qartë të performancës për të ruajtur dhe nxitur talentin. Sistemi i ri duhet të jetë i drejtë, ku postet e barabarta kanë paga të barabarta, si dhe të shoqërohet nga një strukturë stimuluese financiare e qartë dhe me në fokus rezultatin.
  • ASPA duhet të ketë burime të mjaftueshme për të ofruar trajnime të cilësisë së lartë. Programet e zhvillimit profesional duhet të monitorohen nga afër dhe të vlerësohen kundrejt treguesve të qartë të përafruar me qëllimet strategjike të organit ekzekutiv.
  • Organi ekzekutiv duhet të publikojë vazhdimisht dokumente dhe raporte kyçe që janë me interes publik, duke përfshirë raportet e mbledhjeve të kabinetit dhe rezultatet e Programit të Transparencës. Duhet të sigurojë gjithashtu që kërkesave për informacion t’u përgjigjet menjëherë në mënyrë që të përmirësohet besimi i publikut dhe aksesi në informacion, duke forcuar një kulturë organizative ndaj transparencës dhe duke siguruar vullnetin politik për transparencë të vazhdueshme. Për të përmirësuar më tej transparencën buxhetore, organi ekzekutiv duhet të publikojë në kohën e duhur raportet e auditimit online si dhe të përfshijë të dhëna për gjendjen financiare të qeverisë dhe parashikimin makroekonomik në Propozimin e tij Buxhetor. Të gjitha të dhënat e publikuara duhet të jenë në përputhje me standardet e aftësisë për akses dhe përdorim të të dhënave të aksesueshme.
  • Kuvendi duhet të sigurojë që përdorimi i akteve normative të minimizohet duke forcuar mekanizmat e tij mbikëqyrës dhe duke përmirësuar procedurën e tij legjislative si dhe duke kërkuar raportim të vazhdueshëm dhe të rregullt për aktet normative nga organi ekzekutiv. Organi ekzekutiv duhet të sigurojë që të gjitha ndryshimet e rëndësishme legjislative t’i nënshtrohen shqyrtimit të duhur parlamentar dhe konsultimit publik. Komisioni për çështje juridike i Kuvendit duhet të shqyrtojë çdo përdorim të akteve normative dhe të raportojë publikisht gjetjet e tyre.
  • Kuvendi duhet të përdorë plotësisht mandatin e tij kushtetues për të kontrolluar organin ekzekutiv në mënyrë efektive. Kjo përfshin pranimin dhe veprimin sipas hetimeve parlamentare, mbajtjen e interpelancave më të shpeshta për t’i kërkuar llogari organit ekzekutiv, kërkesën nga ministrat dhe zyrtarët e lartë që të raportojnë në komisionet përkatëse parlamentare dhe ftesën për shoqërinë civile, median dhe palët e tjera të interesit në këto takime.
  • Kuvendi duhet të rishikojë ligjet në lidhje me “sekretin shtetëror” për të përcaktuar qartë se çfarë përbën sekret shtetëror dhe të krijojë një proces transparent shqyrtimi për informacionin e klasifikuar. Ky rishikim duhet të përfshijë kontributin e shoqërisë civile dhe ekspertëve ligjorë për të balancuar sigurinë kombëtare me të drejtën e publikut për informacion.
  • Ekzekutivi duhet të rishikojë kodet në fuqi për integritetin dhe etikën në mënyrë që të adresojë skenarët e “rotacioneve të shpeshta” dhe të sigurojë që ka rregulla të qarta dhe të zbatueshme në lidhje me pas-punësimin dhe sjelljen në detyrë. Komisioni i Etikës duhet të ristrukturohet për të përfshirë anëtarë nga organi gjyqësor dhe shoqëria civile në mënyrë që të përmirësohet pavarësia e tij. Duhet t’i jepet kompetenca për të zbatuar sanksionet dhe për të shqyrtuar konfliktet e mundshme të interesit, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me Kryeministrin, dhe jo vetëm ministrat dhe zëvendësministrat.
  • Organi ekzekutiv duhet t’i japë përparësi luftës kundër korrupsionit me përpjekje më të qëndrueshme, të vazhdueshme dhe të koordinuara siç duhet dhe burime të përshtatshme, duke synuar si korrupsionin e vogël ashtu edhe atë institucional. Bashkëpunimi ndërmjet organeve kundër korrupsionit duhet të forcohet duke krijuar takime të rregullta koordinimi, shkëmbim informacioni dhe sisteme të integruara të të dhënave, shpërndarjen e fondeve për bashkëpunim dhe prezantimin e matësve të performancës për rezultatet e bashkëpunimit në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti.
Shkarko excel: Organi Ekzekutiv, Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit 2023
Komente dhe Analiza: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM si pjesë e projektit të Transparency International TI, “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey”