Takimi përmbyllës i programit Open Data Fellowship – Youth Empowerment Against Corruption u zhvillua si aktiviteti i fundit i ciklit të punës, duke mbledhur së bashku të rinj pjesëmarrës të fellowship-it, gazetarë dhe aktivistë. Në këtë takim u prezantuan rezultatet e punës së zhvilluar gjatë gjithë programit, si dhe iniciativa të shoqërisë civile në kontekste lokale dhe rajonale, të cilat lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe verifikimin e fakteve në sektorin e prokurimeve publike. Gjatë një leksioni të dedikuar u shpjeguan në mënyrë të detajuar indikatorët dhe treguesit e riskut në prokurime.
Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu.

Angazhimi i të rinjve në këtë program u bë përmes aplikimit dhe përzgjedhjes në një thirrje të hapur:
Programi është një nismë që zhvillohet çdo vit me grupe të ndryshme të të rinjve dhe synon fuqizimin e tyre përmes aftësimit në përdorimin e të dhënave publike mbi shpenzimet dhe kontraktimet publike. Fokusi i tij ka qenë rritja e kuptueshmërisë dhe aftësive në fushën e prokurimeve publike, transparencës, llogaridhënies publike dhe vlerësimit të riskut në tendera.
Pjesëmarrësit janë kryesisht studentë të degëve Ekonomi dhe Juridik. Gjatë praktikës, ata kanë ndjekur sesione informuese mbi përdorimin e të dhënave dhe databazave për kërkim, analizë, planifikim politikash publike, hetime, raportim dhe monitorim të shpenzimeve publike.
Programi është zhvilluar në dy komponentë kryesorë:
- Qasja dhe përdorimi i të dhënave publike (të dhëna ekonomike dhe statistikore)
- Metodat për monitorimin dhe parandalimin e korrupsionit
Te rinjtë pjese e Fellowship janë njohur me metodologjitë e kërkimit, kornizat ligjore, instrumentet e aksesit dhe mjetet analitike për kategori të ndryshme të të dhënave, duke përfshirë: shpenzimet publike dhe pagesat nga institucionet buxhetore; buxhetin e shtetit dhe alokimet për ekzekutivin dhe qeverisjen lokale. Teme e praktikes janë njohuritë mbi prokurimet publike përmes databazave zyrtare dhe alternative; fazat e procesit të prokurimit, vlerësimin e riskut, integritetin e kontraktorëve publikë dhe çështje të integrimit evropian të lidhura me prokurimet; regjistrin e bizneseve dhe regjistrin e pronarëve përfitues; deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë; financimin politik dhe të dhënat zgjedhore; si dhe regjistrat publikë për akses në informacion.
Këto tema janë trajtuar përmes ushtrimeve praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në përdorimin e mjeteve ligjore dhe teknologjike për aksesin, analizën dhe monitorimin e të dhënave.
Pjesëmarrësit e këtij programi, morën pjesë edhe në eventin DataThon Albania 2025 – Maratona e të Dhënave të Hapura, ku pjesëmarrësit e fellowship-it punuan në bashkëpunim me gazetarë dhe aktivistë. Gjatë këtij eventi dyditor u realizua mbledhja, verifikimi dhe analiza e të dhënave që lidhen me prokurimet publike dhe personat e ekspozuar politikisht (PEP). Pjesëmarrësit punuan në grupe kërkimore duke përdorur databaza të hapura si Open Procurement Albania dhe Spending Data Albania, me qëllim identifikimin e rasteve me rrezik integriteti dhe analizimin e lidhjeve të mundshme me subjekte të ekspozuara politikisht.
Mbi evente te mëparshme të Networkut:
- Training Cycle Youth Empowetment aganst Corruption – Citizen Education, Improve Fact Checking Models Link https://ais.al/new/en/training-cycle-youth-empowerment-against-corruption-citizen-education-improve-fact-checking-models-2/
- Master Class on Electoral Integrity and Improvement through Data and Evidence-Based Processes https://ais.al/new/en/master-class-on-electoral-integrity-and-improvement-through-data-and-evidence-based-processes-open-data-youth-fellowship/
- DataThon Albania 2024 https://ais.al/new/en/datathon-albania-2024/
- DataMarathon on Party Financing Data, create Charts, Visualizations and Recommendations https://ais.al/new/en/570196/
- Forum Youth and Emigration; Corruption as inducement to live for a beter country Forum “Youth and Emigration: Corruption as inducement to live for a better country” – Albanian Institute of Science
- #YouthEmpowermentAgainstCorruption2025
- #OpenDataAlbania
- #OpenProcurementAlbania
- #Election2025
- #OpenDataFellowship2025
