10 korrik, në zyrat e Albanian Institute of Science (AIS), partnere në projektin iMonitor 2.0, u zhvillua një trajnim për aktivistë, gazetarë dhe qytetarë të interesuar për të forcuar aftësitë e tyre në monitorimin e kontratave publike dhe rritjen e transparencës në komunitet. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Supporting Law Enforcement with Public Procurement Data Analytics and Civil Monitoring”.

Gjatë kësaj sesioni u trajtuan leksionet e Modulit 1 dhe Modulit 2, të cilat u fokusuan në njohuritë bazë mbi monitorimin e kontratave publike, transparencën, llogaridhënien dhe rolin e qytetarëve në mbikëqyrjen e shpenzimeve publike.

Kliko në link për të parë listën e pjesëmarrësve në Modulin 1 dhe Modulin 2.

 

Për të parë agjendën e trajnimit, kliko në Link përkatës më poshtë:

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë qytetarët që të bëhen vëzhgues të kujdesshëm të kontratave publike. Moduli i trajnimeve kombinon njohuritë teorike me ushtrime praktike dhe synon të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në komunitete përmes raportimit të korrupsionit dhe devijimeve nga standardet e zbatimit të kontratave.

Programi i Trajnimit (The iMonitor training programme)

Programi përfshin katër module të specializuara, të fokusuara në:

  • Monitorimin e kontratave publike;
  • Sektorin e ndërtimit;
  • Mjedisin dhe klimën;
  • Ushtrime praktike për raportim dhe përdorimin e platformës së raportimit qytetar iMonitor.

Programi i plotë i trajnimit është i publikuar online në gjuhën angleze, shqipe dhe në gjuhë të tjera të vendeve pjesëmarrëse në projekt. Akseso në Link: https://imonitor.govtransparency.eu/training-program/

Materialet e Trajnimit

Vijimësia e punës së AIS

Ky trajnim është pjesë e vijimësisë së punës së AIS për përfshirjen e pjesëmarrësve shqiptarë në një rrjet evropian të monitorimit të kontratave publike dhe për forcimin e kapaciteteve të tyre për raportim efektiv, të pavarur dhe transparent.

Partnerët e projektit iMonitor 2.0

Projekti zbatohet në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë organizata të shoqërisë civile dhe institucione publike që mbështesin monitorimin dhe analizën e kontratave publike.

Partnerët e projektit janë:

  • Government Transparency Institute (GTI) – Koordinator;
  • Albanian Institute of Science (AIS) – Partner për Shqipërinë;
  • Transparency International Bulgaria;
  • Autorità Nazionale Anticorruzione (ANAC), Itali;
  • Solution: Solidarity & Inclusion Association;
  • Monithon Europe ETS;
  • Anticorruption Academy (AAF), Poloni;
  • Romanian National Agency for Public Procurement (ANAP);
  • Romanian Academic Society (SAR);
  • Catalan Antifraud Office;
  • College of Professionals in Political Science and Sociology (Catalonia).

Më shumë rreth projektit lexo në faqen e GTI:
iMonitor 2.0 – iMonitor Govtransparency

Programi i plotë i Trajnimit është i publikuar online ne gjuhën angleze, gjuhën shqipe dhe na gjuhë të tjera ta vendeve pjesëmarrëse në projekt:
Training program – iMonitor Govtransparency

Për t’u regjistruar në mekanizmin e raportimeve nga vullnetar dhe sinjalizues ndiq instruksione ne faqen e Projektit:
Updating the iMonitor Reporting Tool for iMonitor 2.0 – iMonitor Govtransparency

Nёse dëshiron të bëhesh pjesë e Trajnimeve dhe Raportimeve ne kuadër te iMonitor kontakto:
📧 [email protected] | 🌐 data.al

#OpenTenderEurope #iMonitor2 #PublicProcurementAlbania

Ky projekt Financohet nga Unioni Europian.