Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e tokës dhe të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Bazuar në të dhënat e 2010, sektori i bujqësisë ka kontribuar me rreth 18% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke e bërë atë një sektor kyç në zhvillimin e ekonomisë.

Në Shqipëri, tokat bujqësore zënë rreth 24.2% të tokës ndërsa fondi pyjor dhe kullotat zënë rreth 75.8% të totalit. Gjatë viteve ky raport ka qëndruar thuajse konstant:

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA

Numri i fermave bujqësore në Shqipëri rezulton 353,485, ku qarku me numrin më të madh rezulton Fieri (54,903 ferma). Numri i fermave për çdo qark është në përpjestim të drejtë edhe me të ardhurat totale nga bujqësia dhe blegtoria.

Konkretisht të ardhurat nga bujqësia dhe blegtoria në vitin 2009 sipas qarqeve rezultojnë sipas tabelës:

Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Analiza dhe Komentet: ODA

Qarku me të ardhurat më të larta vjetore nga prodhimi bujqësor rezulton sërish Fieri, i cili siguron rreth 14.9 miliardë lek nga fermat, ku 43% e të ardhurave vjen nga prodhimi bujqësor dhe 57% nga prodhimi blegtoral. Ndërkohë qarku me të ardhurat më të ulta nga bujqësia është Kukësi, i cili siguron rreth 2 miliardë lek në vit. ë rang vendi, rreth 62% e të ardhurave sigurohen nga blegtoria, dhe 38% nga bujqësia.

Sektori i bujqësisë në Shqipëri është aktualisht pjesa më e pazhvilluar e ekonomisë shqiptare dhe vuan nga fragmentarizimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme. Vetëm në vitin 2010, qeveria vendosi subvencionimin e fermerëve të cilët mbjellin ullinj, agrume, drufrutorë dhe vreshta. Kjo masë është e domosdoshme, pasi vetëm në këtë mënyrë bujqësia shqiptare mund të arrijë të konkurrojë me sektorin bujqësor të vendeve fqinjë.

Rritja e prodhimit bujqësor, jo vetëm që zhvillon ekonominë dhe ul papunsinë, por mundëson uljen e çmimeve të produkteve kryesore jetike që konsumohen nga popullata, si dhe ul varësinë e vendit nga importet.

Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E