Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e mjeteve rrugore në Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këtë tregues. Të dhënat bazohen në statistikat e INSTAT, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, dhe Bankës Botërore. Klasifikohen si automjete: autoveturat, mikrobuzat dhe kamionat e kamionçinat.
Ndërkohë klasifikimi i mjeteve rrugore, përveç automjeteve përfshin edhe traktorët rrugorë, motorçikletat dhe rimorkiot. Duke filluar nga viti 1998, numri i automjeteve për 1,000 banorë në Shqipëri ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm:
* Si automjete klasifikohen autoveturat, mikrobuzat dhe kamionat e kamionçinat
Burimi: INSTAT, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Komentet dhe Analiza: ODA
Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, në Shqipëri gjatë 2010 ka patur 121 automjete për 1,000 banorë. E thënë ndryshe, rezulton se ka 294,729 autovetura, 7,032 mikrobuza dhe 83,413 kamiona dhe kamionçina. Totali i mjeteve të transportit rrugor (që përfshin edhe traktorët rrugorë, motorçikletat dhe rimorkiot) është 419,893 mjete. Krahasuar me vitin 2000, numri total i mjeteve rrugore është rritur me 126%.
Historikisht, numri i automjeteve për 1,000 banorë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Viti me rritjen më të madhe të këtij numri është viti 2000 (20% krahasuar me vitin paraardhës), ndërsa viti me rritjen më të ulët rezulton viti 2005 (3% krahasuar me vitin paraardhës).
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka një numër më të ulët automjetesh për 1,000 banorë. Të dhënat paraqiten sipas tabelës:
Burimi: Banka Botërore
Komentet dhe Analiza: ODA
Me shtimin e madh të automjeteve në rrugët e Shqipërisë, është i domosdoshëm përmirësimi i infrastrukturës, edukimi i qytetarëve dhe shoferëve për kodin rrugor, dhe shtimi i masave për parandalimin e aksidenteve të cilat kanë qënë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
Komente dhe Analiza: Open Data AlbaniaKontribuoi: R.E