Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e përdoruesve të internetit në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU). Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rezulton se numri i përdoruesve të internetit për 100 banorë ka ndryshuar si më poshtë:


Burimi: Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU)
Analiza dhe Komentet: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, vihet re një rritje e theksuar e numrit të përdoruesve të internetit në Shqipëri. Gjatë vitit 2010, rreth 43.5% e shqiptarëve (ose rreth 1.34 milionë persona) janë përdorues të internetit, krahasuar me 41.2% në 2009.

Ndërkohe në vendet e Bashkimit Europian, në 100 banorë, 68 janë përdorues të internetit, ndërsa në vendet e ballkanit, ky tregues është më i ulët (50 nga 100 banorë).

Numri i përdoruesve të internetit është një tregues shumë i rëndësishëm sepse pasqyron përhapjen e teknologjisë së informacionit në një vend, dhe shkëmbimin e informacionit në rrang global.