Vendet e rajonit duket se kanë pasur një sjellje jo konstante ndaj përqindjes së PBB-së të shpenzuar për mbrojtje. Ajo mund të ndahet në dy periudha: 1988-1999 dhe 2000-2009.

Në periudhën e parë, 1988-1999, Kroacia e pas saj Qiproja, Sërbia e Turqia kanë qenë shtetet që shpenzonin më shumë nga PBB-ja e tyre në mbrojtje. Shtete si Bulgaria, Rumania apo Shqipëria, të cilat kishin shifra të larta deri në vitin1990, përjetuan ulje të ndjeshme të tyre.

Ajo që bie në sy në këtë periudhë është se pavarësisht tendencave, fondet e angazhuara në mbojtje ishin të larta.

 

Burimi i të dhënave: Banka Botërore
Perpunimi dhe komentet: ODA

Në periudhën e dytë, pas luftës së Kosovës, stafetën e marrin Serbia, me 5.54% në 2000-shin dhe Maqedonia, me 6.58% në vitin 2001. Duket se Serbia ka vazhduar kryesimin e rajonit deri në vitin 2005, por gjithsesi vazhdon të jetë një ndër vendet e Ballkanit me angazhimin më të lartë të fondeve në mbrojtje. Në këtë periudhë, Shqipëria është ndër shtetet me % më të ulët të PBB-së së shpenzuar në mbrojtje deri në vitin 2006. Në vitin 2009, ajo la pas më shumë se sa gjysmën e vendeve të rajonit, si Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Rumaninë, Slloveninë, etj.

Ajo që duhet theksuar e që bie në sy nga grafiku është se pas vitit 2005, vendet e rajonit duket se londrojnë në ujëra të përbashkëta për rolin që po i japin mbrojtjes. Përqindja ndaj PBB-së ka një sjellje më pak të luhatshme, e që duket relativisht konstante.