Sistemi i sigurimeve shoqërore “Pay As You Go”, i cili zbatohet në Shqipëri, karakterizohet nga një lidhje e drejtpërdrejtë e kontributeve të derdhura dhe pensioneve të shpërndara. Kjo do të thotë se sa më shumë kontribues të merrnin pjesë në skemë, aq më e shëndetshme dhe e pavarur nga Buxheti i Shtetit do të ishte ajo. Ky fakt do të reflektohej më tej edhe në mundësi më të larta për rritje pensionesh dhe ulje subvencionimi nga fondet buxhetore.

Duke qënë një popullsi me moshë të re, Shqipëria nuk duhet të kishte një problematik të lartë për raportin përfitues/kontribues, por elementë si: papunësia, evazioni fiskal apo norma e lartë e kontributeve ka bërë që ky raport të mos jetë pranë nivelit optimal. 


Burimi: INSTAT, ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA

*Shenim: te dhenat e numrit te kontribuesve per vitet 2006-2009 i perkasin vleresimeve te bera nga ISSH

Për të parë ecurinë ndër vite të përfshirjes në skemë të këtij sektorit privat, ODA ka marrë në shqyrtim Të punësuarit në sektorin privat jobujqësor dhe Kontribuesit nga sektori privat jobujqësor, ku përfshihen firmat private dhe të vetpunësuarit.

Pavarësisht se numri i kontribuesve nga ky sektor ka ardhur në rritje, në kushtet kur pagesa e kontributeve është e detyrueshme, mospërputhja midis nivelit të punësimit të raportuar nga INSTAT dhe kontribuesve sipas ISSH, flet për një evazion të lartë, i cili në vitin 2005 ishte rreth 33%. Pra, në 3 të punësuar, 1 nuk ishte i deklaruar. Ndërkohë që në vitin 2002 ky tregues ishte akoma më shqetësues, rreth 44%. Këto shifra sillnin si domosdoshmëri marrje të masave urgjente si: rritje të kontrolleve nga sektori tatim-taksave apo ulje të normës së kontributeve, në mënyrë që kostoja më e ulët për punëdhënësit të reflektohej në rritje të deklarimeve.


Burimi: INSTAT, ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat paraqiten të përmbledhura në tabelën elektronike si vijon:


Burimi: INSTAT, ISSH
Përpunimi dhe komentet: ODA

*Shënim: të dhënat për vitin 2006 për nurmin e kontribuesve i përkasin vlerësimeve të bëra nga ISSH