CEFTA – Është marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet e rajonit. Kjo marrëveshje, e cila ka filluar implementimin që nga maji i vitit 2007 është rrjedhojë e marrëveshjeve bilaterale të tregtise së lirë mes vendeve të Evropes Juglindore. Në këtë marrëveshje marrin pjesë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia.
Gjatë vitit 2010, vlera totale e importeve nga vendet e CEFTA-s ishte 43.7 miliardë lek, ndërsa vlera e eksporteve ishte 16.4 miliardë lek. Nga kjo mund të llogaritet se bilanci tregtar për vitin 2010 me vendet e rajonit është -27 miliardë lek. Krahasuar me vitin 2009, kemi nje përkeqësim të bilancit tregtar me 11.2 miliardë lek. Ky përkeqësim ka ardhur si pasojë e rritjes së importeve me 15.2 miliardë lek, dhe eksporteve me 4 miliardë lek, krahasuar me një vit më parë. Grafikisht importi dhe eksporti me vendet e CEFTA-s paraqitet si më poshtë:

Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA
Vlera në milionë e importit në vite sipas shteteve paraqitet grafikisht si më poshtë:
Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA
Vlera në milionë e eksportit në vite sipas shteteve paraqitet grafikisht si më poshtë:
Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA
Gjatë 2010, mallrat kryesore të importuara dhe eksportuara nga Shqipëria me vendet e rajonit (pjestare të CEFTA-s) kanë qënë:
Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA
Ndër vendet e CEFTA-s, Shqipëria eksporton kryesisht në Kosovë (rreth 60% te eksporteve). Grafikisht eksportet sipas shteteve paraqiten:
Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA
Nderkohë, ndër vendet e CEFTA-s, Shqipëria importon kryesisht nga Serbia (rreth 41% të importeve). Grafikisht importet sipas shteteve paraqiten:
Burimi: METE
Komentet dhe analiza: ODA