Eurobondi i parë shqiptar u emetua me qëllim reduktimin e kostos së borxhit publik. Kjo është pasqyruar edhe në Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik 2011, i cili është një dokument që përditësohet çdo vit nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik.
 
Emetimi i Eurobond-it sipas Ministrisë së Finanave u përdor për: (i) të ripaguar Kredinë Sindikale të vitit 2009, e cila është konsideruar e shtrenjtë dhe (ii) të financuar investimet publike.

Kredia Sindikale u mor nga qeveria shqiptare gjatë vitit 2009, i cili ishte një vit shume i veshtirë për tregjet ndërkombëtare të kapitalit si pasojë e krizës financiare. Kjo krizë shkaktoi mungesë likuiditeti dhe kufizime kreditimi duke e vështiresuar huamarrjen e qeverisë, si në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Për këtë arsye Ministria e Financave arriti një marrëveshje me një grup bankash ndërkombëtare për një kredi sindikale në shumën rreth 196.4 milionë Euro. Duke qënë se kjo kredi u negociua në një situatë të tille krize, ajo rezultoi mjaft e shtrenjtë për qeverinë shqiptare.

Kështu, norma e interesit bazohej në indeksin Euribor (i cili merret si indeks referencë për kreditë në euro), të cilit i shtohej një marzh prej 9.65%. Aktualisht ky indeks kuotohet në nivelin 1.42 %, që do të thotë që norma e interesit për kredinë sindikale sot do të ishte në shifrat 11.07 %/ vit (1.42% + 9.65%). Ndërkohë gjatë vitit 2009, indeksin euribor i cili ishte mbi 2.5 %, që nënkupton që kredia sindikale në momentin e nënshkrimit ishte shumë e shtrenjtë.

Ndërkohë që, Eurobondi ka një normë interesi prej 7.50 %/vit, ose 3.57% më pak në vit sesa Kredia Sindikale. E thënë ndryshe, kostoja vjetore e Kredisë Sindikale sot do të ishte 21,741,480 Euro, ndërsa ajo e Eurobond-it është 14,737,500. Diferenca midis tyre është 7,003,980, që do të thotë që nëse sot qeveria shqiptare do të vazhdonte të mbante kredinë sindikale në portofolin e saj të borxhit, ajo do të paguante rreth 7 milionë Euro më shumë interes në vit, sesa po të mbante Eurobond-in.

Grafiku i mëposhtëm paraqet vizualisht diferencën e ndjeshme midis këtyre dy instrumenteve në pikpamje të kostos së tyre.


Burimi: Ministra e Financave, http://www.euribor-rates.eu/
Analiza dhe Komente: Open Data Albania

Nga krahasimi i kostos së borxhit për këto dy instrumente dallohet qartë avantazhi që paraqet Eurobond-i si nje instrument me i lirë. Gjithashtu, Eurobondi ka edhe dhe një avantazh tjetër duke qënë se ai është një instrument me maturitet më të gjatë 5-vjeçar krahasuar me Kredinë Sindikale me afat 3-vjeçar, që do të thotë që qeveria shqiptare fitoi edhe disa vite për të shlyer borxhin.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen me poshte:


Burimi: Ministra e Financave, http://www.euribor-rates.eu/
Analiza dhe Komente: Open Data Albania

* Shuma e Eurobond-it eshte 300 milione Euro, por vetem 196,5 milione u perdoren per te shlyer kredine sindikale
** Norma e interesit per kredine sindikale perbehej nga indeksi Euribor+nje marzh prej 2%. Kuotimi i mesiperm i Euribor eshte i dates 30 Janar 2012