Borxhi publik i cili emetohet brenda vendit dhe mbahet nga jorezidentët quhet borxh i jashtëm dhe është i shprehur në monedhë të huaj. Borxhi i jashtëm konsiston kryesisht në borxh të përfituar përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe të financimit me institucione financiare nderkombëtare si: Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim, Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria Gjermane, Qeveria Italiane, Qeveria Austriake, etj.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm. Nga analiza vihet re që, euro është monedha kryesore në të cilën qeveria shqiptare aktualisht merr borxh të huaj, me rreth 59% të totalit të stokut të borxhit të huaj. Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm në fund të vitit 2011 është rreth 334 milionë lekë ose 25.39 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Grafiku më poshtë tregon mbajtësit kryesorë te borxhit të jashtëm gjatë vitit 2011.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Siç vihet re Banka Botërore është financuesi kryesor i qeverisë shqiptare me rreth 800 milionë euro, të cilat përdoren për të financuar projekte prioritare të infrastrukturës ose të zhvillimit social. 


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Kreditorët privatë zënë vendin e dytë me rreth 721 milionë euro, ku përfshihen të gjitha bankat apo institucionet e tjera financiare me të cilat qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshje private financimi.  Edhe blerësit e Eurobond-it zënë një vend të rëndësishëm në radhën e mbajtësve të borxhit të huaj, me rreth 298 milionë euro.