Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me mbajtësit e borxhit të brendshëm, që janë institucionet bankare, institucionet jobankare dhe individët. Gjatë vitit 2011 konstatohet tendenca në rritje e peshës së institucioneve jobanka dhe veçanërisht e individëve për të investuar.

Edhe gjatë vitit 2011, sektori bankar zë peshën kryesore me një pjesëmarrje prej 83.35%. Banka Raiffesen mbetet banka e cila ka pjesëmarrjen më të madhe në ankandet e letrave me vlerë të qeverisë të zhvilluara ndër vite krahasuar më të gjitha institucionet e tjera pjesëmarrëse me rreth 33.70%, ndjekur nga të gjitha bankat e tjera të nivelit të dytë të marra së bashku me rreth 35.35%.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Edhe Banka e Shqipërisë zë një rol kryesor në këtë renditje me rreth 14.30%, ndjekur nga individët me rreth 12.92% dhe institucionet e tjera financiare (jobankare) me rreth 3.73%.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Gjithashtu, lidhur me borxhin e brendshëm vihet re tendenca në rritje e emetimit të letrave me vlerë afatgjatë nga ana e qeverisë, por sërish pjesëmarrësit në ankande janë të orientuar më shumë drejt letrave me vlerë me maturitet të ulët deri një vit.


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)