Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentët (borxhi i brendshëm), ose mbahet nga  jorezidentët (borxh i jashtëm).

Open Data Albania ka kryer një hulumtim, lidhur me strukturën e stokut të borxhit publik gjatë vitit 2011 fokusuar në nivelin e borxhit publik të brendshëm dhe borxhit publik të jashtëm.

Niveli i Stokut total të Borxhit Publik për vitin 2011 është rreth 772 milionë lekë (58.76% i PBB-së) ose 8% më i lartë sesa një vit më parë.  Stoku i Borxhit Publik të Brendshëm për vitin 2011 është 439 milionë lekë ose rreth 7.66% më shumë se në vitin 2010, ndërkohë Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm është 334 milionë lekë osë 8.37% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Niveli i borxhit të brendshëm është ende i lartë dhe zë rreth 33,36% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) gjatë vitit 2011 krahasur më nivelin e borxhit të jashtëm që përbën 25.39% të PBB-së.

Grafiku më poshtë jep një pamje të qartë të nivelit të stokut të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm ndër vite .


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)

Sikurse vihet re nga grafiku niveli i borxhit te jashtëm ësht rritur ndjeshëm në vite duke treguar që huamarrja po fokusohet kryesisht në tregun e jashtëm.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: Open Data Albania (ODA)