Vitet e fundit gjithnjë e më tepër në spitalet tona konstatohet rritje e numrit të lindjeve me operacion kundrejt lindjeve normale. Lindjet me operacion rekomandohen nga mjeku obseter për shkaqe shëndetsore ose përzgjidhet ngë nënat.

Tendenca për lindje me operacion (prerje cesariane) në Shqipëri shënon rritje nga viti 2002 deri në vitin 2009. Në Vitin 2002 sipas OBSH( Organizatës Botërore të Shëndetit) përqindja e operacioneve në lindje kundjet lindjeve natyrale ishte në nivelin 15%. Në vitin 2009 ky indicator shënon 18.7%. Viti më kritik është viti 2006 ku 24.3% e lindjeve janë kryer me prerje cesariane.


Burimi: OBSH
Komente dhe analiza: ODA

Lindjet natyrale janë më normale dhe më të rekomandueshme për shëndetitn e nënës dhe fëmijës. Përjashtim përbëjnë rastet kritike ku për arsye shëndetsore kërkohet ndërhyrje kirurgjikale.

Në një vështirm krahasues shohim se niveli i lindjeve me operacion në spitalet shqiptare është më i lartë se në  Maqedoni, Mali të ZI dhe Slloveni në harkun kohor 2007-2009, dhe se Kroacia  për vitin 2006. Vendet si Italia, Austria, Serbia (2008) kanë një përqindje më të lartë të lindshmërisë me prerje cesariane.

Për të bërë krahasimin është përzgjedhur vlera në përqindje e një viti të caktuar në harkun kohor 2006-2009. Kjo pasi publikimet dhe matjet nga Organizata Botërore e Shëndetit për këtë tregues bëhet në mënyrë të herëpashershme çdo 2 deri në 3 vite.

Përqindja e Lindjeve Cesariane në Shtete të ndryshme  2006-2009


Burimi: OBSH
Komente dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Eni Didi