Mbajtësit e borxhit te jashtëm janë ato institucione financiare ndёrkombёtare q pёrftojnё borxh tё jashtëm përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumёpalёshe. Stoku i borxhit të jashtëm i ndarë sipas koncesionalitetit ka pësuar ndryshime nё drejtim tё rritjes sё kredive tё nënshkruara me terma jokoncesionale pёr financimin e projekteve me rёndёsi strategjike.

 

Tashmë Shqipëria kualifikohet si një vend me të ardhura mesatare, çka ka sjellë si pasojë edhe uljen e nivelit tё koncesionalitetit të kredive të huaja. Si rezultat, kanë ndryshuar kushtet e marrëveshjeve të kredive dhe të tregut të huamarrjes së jashtme në pёrgjithsi. Borxhi i jashtëm ka pësuar rritje jo vetëm si rezultat i shtesës së kredisë sindikale, por edhe si rezultat i ecurisë së disbursimeve për projektet me financim të huaj.

Open Data Albania ka pёrditёsuar tё dhënat me ato të vitit 2012. Grafiku mё poshtë tregon mbajtësit e borxhit të jashtëm për vitin 2012:


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA

Nga sa shihet peshën kryesore të borxhit të jashtëm e zë Banka Botërore me 14% (810 640 000 Euro; tetëqind e dhjetë milion e gjashtëqind e dyzet mijë Euro) dhe peshën më tё vogël OPEC-u me vetëm 2% (81 230 000 milionë lekë).

Nga viti në vit ky raport ka ndryshuar dhe kjo shihet më qartë në grafikun më poshtë ku jepet vlera në milionë Euro e mbajtësve të borxhit të jashtëm për periudhën 2008-2012:


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA

Grafiku i rradhёs tregon trendin që ka ndjekur raporti i mbajtësve të borxhit tё jashtëm, se me sa pёrqind ka ndryshuar borxhi i një institucioni financiar në raport me vitin pararendës:


Burimi: Ministria e Financave
Komente dhe Analiza: ODA

Kontribuoi: Griselda Rruci