• Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave.
• Mallrat e qëndrueshme përfaqsojnë blerjen e mallrave afatgjatë si psh: autoveturat dhe mobiljet.
• Mallrat jo të qëndrueshme përfaqsojnë marrjen e kredive konsumatore, psh: kredi për pushime, apo shkollim.
• Ushtrimi i aktivitetit përfaqson marrjen e kredisë për hapjen e bizneseve private.
• Overdrafti është një kredi afatshkurtër mbi llogarinë rrjedhëse.
Nga të dhënat e vitit 2012 (deri në fund të muajit dhjetor), rezulton se kredidhënia bankare sipas qëllimit paraqitet si më poshtë:
Burimi: Banka e Shqipërisë
Analiza dhe Komentet: ODA
Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesa më e madhe e kredisë ndaj individëve është dhënë për blerjen e pasurive të paluajtshme (100.4 miliardë lek), e ndjekur nga blerja e mallrave jo të qëndrueshme (17.3 miliardë lek), kredia për ushtrimin e aktivitetit (6.8 miliardë lek), blerja e mallrave të qëndrueshme (8.7 miliardë lek) dhe overdrafti (8.6 miliardë lek).
Krahasuar me vitin 2011, vihet re një ulje e kredisë per ushtrim aktiviteti, dhe rritje e peshës së kredisë për overdraft dhe blerje mallrash të qëndrueshme.
Gjithashtu nje tjetër e dhënë e rëndësishme është se rreth 54% e totalit të kredisë të dhënë ndaj individëve është në Euro, dhe 45% në Lek (pjesa tjetër është në Usd dhe monedha të tjera). Kjo tregon për një Euroizim të madh të ekonomisë, dhe rritjen e varësisë ndaj monedhës së përbashkët evropiane.
Kredi per individet sipas qellimit (ne milione lek)
Burimi: Banka e Shqipërisë
Analiza dhe Komentet: ODA