Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me treguesit e punësimit në Shqipëri për vitin 2012. Të dhënat bazohen tek baza statistikore e Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe vlerësime të koordinatorit kombëtar të statistikës INSTAT. Treguesit e punësimit lidhen me forcën e punës, numrin e të punësuarve, numrin e të papunëve të regjistruar dhe shkallën e papunësisë.

Forca e punës si një indikator tepër i rëndësishëm social ekonomik, në kontekstin zyrtar vazhdon të përllogaritet si totali i personave të punësuar dhe numri i të papunëve të regjistruar dhe që janë në moshë madhore. Ky tregues zyrtarë nuk ka marrë asnjëherë në konsideratë numrin e personave të papunë të cilët nuk kanë arsye dhe nuk parashohin dobi të regjistrohen tek zyrat e punës. Këta individ mundësitë për punësim ose aftësim për treg pune i shohin më shumë tek tregu privat i decentralizuar apo tek tregu i punës jashtë Republikës së Shqipërisë.

Një  tjetër defekt tek kalkulimi zyrtar i këtij treguesi është edhe përllogaritja e personave që konsiderohen të punësuar në sektorin privat jobujqësor. Këta individ konsiderohen të punësuar sa kohe nuk kërkojnë punë në shërbime të zyrave të punës që në fshat nuk kanë ekzistuar asnjëherë dhe përbëjnë 54% të totalit. Paradoksi qëndron se me ndryshimet demografike të pasqyruara edhe në censusin e 2011, popullsia në fshat është vetëm 46 % dhe nuk ka lidhje logjike urbanizimi i popullsisë më një opsion ku pjesa kryesore e punësimit konsiderohet tregu bujqësor.

Nga ana tjetër edhe prodhimi bujqësor është në nivele inferiore në kontekstin kombëtar për të justifikuar një nivel kaq të lartë punësimi në këtë sektor (në rastin më të mirë 21 % e PBB jepet nga bujqësia).

Gjithsesi duke qëndruar në kontekstin e të dhënave me burim zyrtar për vitin 2012 INSTAT dhe Ministria e Linjës raportojnë forcë punë në total në fund të dhjetorit një milion e njëqind e gjatë mijë e njëqind e tetëmbëdhjete persona. Nga këta njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë janë të punësuar ne sektorin shtetërorë ndërsa dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëdhjetë e tre persona në sektorin privat jo bujqësor.

Nëse do të konsideronim këto dy grupe të punësuar në sektor shtetërorë dhe të punësuar në sektorin privat jobujqësor si të punësuar në qytete do të kishim një tregues interesant për punësimin në zona urbane për vitin 2012 rezulton ne katërqind e dyzet e dy mijë e gjashtëdhjetë e tre persona. Kjo përbën vetëm 46 % të të punësuarve në total.

Numri I të punësuarve sipas sektorit në tremujorë-viti 2012.


Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza:ODA

Sipas të dhënave të tremujori të fundit të vitit 2012, Sektori shtetëror ka numrin më të ulët të të punësuarve, konkretisht me 164,000 të punësuar , që përbën 17% të numrit total të të punësuarve.

Nëse do të bazohemi në mesatarizimin e të dhënave për vitin 2012, numri totali i të punësuarve ne sektorin shtetëror është 164.400 të punësuar. Krahasuar me 2011 i cili ka 165.100 të punësuar në këtë sektor, kemi një ulje të numrit të punësuarve prej 700 individë.   268,690 të punësuar rezultojnë sipas mesatarizimit të katër tremujorëve në sektorin privat jobujqësor për vitin 2012.

Krahasuar me 2011 i cili rezulton me  256,288  në këtë sektor, kemi një tkurrje me  12,402 ose afërsisht 5%.

Treguesit e Punësimit për vitet 2011-2012 dhe ndryshimi në Përqindje.


Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza:ODA

Nëse do të vështronim numrin e të papunësuarve të regjistruar për katër tremujorët e vitit 2012 do të kemi këto rezultate:

Numri I të papunëve të rregjistruar sipas tremujorve të vitit 2012


Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza:ODA

Nga një mesatarizim i treguesve për të tërë vitin, kemi 142,530 të papunë të rregjistruar. Viti 2011 ka shënuar në total 142,484 të papunë të regjistruar duke shënuar një rritje të numrit të  papunëve të regjistruar prej 46 persona.  Ndërsa persona që përfitojnë pagesë papunësie për 2012 është 9,772. Krahasuar me vitin e mëparshëm, kemi një rritje 1,235 persona më shumë që përfitojnë nga kjo skemë.

Të papunë të rregjistruar në 2012 dhe 2011


Burimi: INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Komentet dhe analiza:ODA

Për vitin 2012, shkalla e papunësisë e regjistruar është 13%. Në 2011 ky tregues ka qenë 13.3%. Ky indikator ka rënë më 0.3% për vitin 2012 krahasuar me një vit më parë. Shkalla e papunësisë ose norma e papunësisë mbetet një tregues problematik për shkak të defekteve të Koordinatorit Kombëtar të Statistikave INSTAT në përllogaritje dhe metodologji.