Open Data Albania po hulumton në lidhje me të punësuarit sipas aktivitetit ekonomik. Të dhënat hulumtojnë mbi një shtrirje kohore  11 vjeçare që përfshin vitet 2000-2011. Hulumtimi bazohet në të dhëntë zyrtare nga Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe INSTAT.

Të dhënat përmbajnë informacion për sektorin shtetëror, Privat bujqësor dhe jo-bujqësor.  Në total shohim se që nga viti 2000 deri në 2011, numri i të  punësuarve  në rang kombëtar  ka ardhur në tkurrje.  Nëse në vitin 2000 kemi 1 068 000 të punësuar ndërsa në 2011 rezultojnë 928 000 të punësuar . Pra shohim se kemi një tkurrje me 13% të numrit të punësuarve nga 2000 në 2011.


Burimi: Instat
Analiza dhe Komentet: ODA

Duke i parë të punësuarit sipas aktiviteteve ekonomike, shohim se në vitin 2011 numri më i lartë i të punësuarve është në sektorin e Bujqësi, Pyje , Peshkim konkretisht me 507 000 të punësuar dhe një përqindje 55% ndaj totalit. Theksojmë se ky sektor, ashtu si numri total i të punësuarve  ka ardhur në tkurrje për sa i përket numrit të të punësuarve. Në vitin 2000 janë regjistruar 767 000 të punësuar në këtë aktivitet.  Pra shohim një tkurrje me 34%. Industria nxjerrëse është aktiviteti me numrin më të ulët të të punësuarve.
 


Burimi: Instat
Analiza dhe Komentet: ODA

Ndërkohë në aktivitete të tjera përfshihen : Ndërmjetësimi Monetar dhe Financiar, Pasuritë e Paluajtshme, Administrimi Publik dhe i Mbrojtjes, Shërbime në Shtëpi dhe Aktivitete të Organizmave Ndërkombëtar. Në total ky grup shënon në vitin 2011 vlerën 112 000 të punësuar, vlerë e cila përben 12% të punësuarve ndaj totalit kombëtar.

Të punasuarit sipas Aktiviteteve nga viti 2000 deri në 2011.


Burimi: Instat
Analiza dhe Komentet: ODA