Qarku i Tiranës shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë në një Lartësi që varion nga disa metra mbi nivelin e detit deri në 1828 metër. maja më e lartë përfaqësohet nga Mali me Gropa. Qarku ka një sipërfaqe 1,654.63 km². Në pjesën e tij perëndimore ka një vijë bregdetare me detin Adriatik. Gjatësia e vijës bregdetare  është 33 km, ndërsa në veri kufizohet me qarkun e Durrësit, në verilindje me Dibrën, në juglindje me Elbasanin dhe në jug me qarkun e Fierit.

Relievi i Qarkut të Tiranës është kombinim i larmishëm i zonës malore me zonat e ulëta fushore dhe zonat bregdetare. Në territorin e qarkut të Tiranës gjenden edhe disa lumenj e liqene. Lumenjtë kryesor që përshkrojnë territorin e qarkut  janë lumi Erzen, Ishëm, Shkumbin dhe Lumi i Tiranës, i cili përshkron edhe qytetin e Tiranës me degën e tij të quajtur Lumi i Lanës. Në qarkun e tiranës liqenet janë artificiale të krijuara nga njeriu: Liqeni artificial i Tiranës, Liqeni në Kodër-Kamëz, Liqeni i Farkës, Liqeni i Tufinës. Liqenet dhe lumenjtë krijojnë një peisazh  të larmishëm dhe përbëjnë një potencial për të krijuar ambjente pushimi dhe argëtimi.

Qarku i Tiranës përbëhet nga dy rrethe, Rrethi i Tiranës dhe i Kavajës. Në rrethin e Tiranës janë dy bashki, dhe në rrethin e Kavajës kemi po dy bashki që ndërveprojnë. Në qarkun e Tiranës kemi  24 komuna në total.

Ndarja Administrative në qarkun e Tiranës


Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA

Zhvillimi Demografik. Popullsia nga censusi 2011 rezultojë 2 842 925 banorë në rang kombëtar. Në qarkun e Tiranës  jetojnë 741 302 banorë, që përbëjnë 26.1 % të popullsisë së vendit. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2001 vemë re se popullsia është ulur në rang kombëtar dhe është rritur në qarkun e Tiranës. Në  Vitin  2001 kemi 3 067 740 banorë në rang kombëtar, nga të cilët 597 563 ndodhen në qarkun e tiranës, dhe përbëjnë 19.4%.

Popullsia në qarkun Tiranë 2001-2011


Burimi: INSTAT
Analiza dhe Komentet: ODA


Burimi: INSTAT
Analiza dhe Komentet: ODA

Popullsia në qarkun e Tiranës sipas gjinisë 2001-2011


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA

Vëme re se në qarkun e Tiranës kemi një rapor gjinor me një diferencë 0.5% më shumë femra se meshkuj. Ky raport është i njëjtë si në 2001 dhe 2011.

Gjatë dekadës së fundit, situata demografike në qarkun e Tiranës, ka ndjekur një drejtim të caktuar dhe te dukshëm, rritjen e vazhdueshme të popullsisë. Bazuar në të dhënat e marra nga INSTAT dhe njësitë vendore, komuna dhe bashki të qarkut, vemë re se 26% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është përqëndruar në qarkun e Tiranës.

Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale, vemë re se  70.7% e popullsisë jeton në zonë urbane dhe vetëm 29.3% e saj është e shpërndarë në zonën rurale të qarkut. Përqindja e popullsisë që jetojnë në zonën urbane në qarkun e Tiranës është rritur nga viti 2001. Kjo përqindje ka qenë 63.7%  në 2001  dhe me një numër prej 380 472 banorë.

Popullsia urbane dhe rurale në qarkun e Tiranës.


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA

Zhvillimi Ekonomik. Në kontekstin e zhvillimit ekonomik, qarku i Tiranës, zë një vend mjaft të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimit të të gjithë vendit.  Nëse do të shohim indikatorët e tregut të punës për këtë qark, shohim se kemi një kontribut të lartë. Në nivel vendi, numri më i madh i ndërmarrjeve operojnë në qark vendi, konkretisht 38.1%. Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të ndërrmarjeve që operojnë në republikën e shqipërisë, konkretisht 40.656 ndërrmarrje aktive për vitin 2011.

Ndërrmarrjet aktive në qarkun e Tiranës sipas madhësisë, 2011



Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA

Qarku i Tiranës ofron mundësi të shumta punësimi krahasuar me qarqet e tjera të vendit. Megjithatë për shkak të numrit të lartë të popullsisë, niveli i papunësisë është relativisht i lartë. Kështu në këtë qark në tremujorin e parë të 2012, niveli i papunësisë është 15% ndërsa në nivel kombëtar është 12.82% . 

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike sipas të dhënave INSTAT është si më poshtë:

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun Tiranë  2012


Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katert te 2012
Analiza dhe Komentet:ODA

Qarku i Tiranës është i pesti  përsa i përket numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, pas qarkut të Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe Kuksit.

Sipas sektorëve, numri më i lartë i të punësuarve është në sektorin privat. Kështu në qarkun Tiranë, në vitin 2009, sektori privat kontriboi me 78.5% të të punësuarve, ndërsa në nivel vendi sektori privat kontribon me 83.5% të numrit të punësuarve.

Është e rëndësishme për tu bërë një dallim midis zonës rurale dhe urbane të qarkut të Tiranës për sa i përket treguesve të rritjes ekonomike. Në komunat malore që ndodhen larg zonës së Tiranës,  treguesit ekonomik janë më ulët se ato në nivel qarku. Bazuar në këto tregues, mund të konkludohet se në qarkun e Tiranës janë krijuar pabarazi midis njësive vendore, të cilat shoqërohen me probleme në procesin e zhvillimit  rajonal.