Qarku i Lezhës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë e cila  kufizohet: në veri me qarkun Shkodër, në verilindje me qarkun Kukës, në lindje dhe juglindje me qarkun Dibër, në jug me qarkun Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik, me gjatësi vije bregdetare 38 km (nga Rëra e Hedhun deri  në Kepin e Rodonit).

Territori i qarkut të Lezhës ka një sipërfaqe prej 1 619 km² dhe shtrihet në krahinën malore-qendrore dhe ultësirën perëndimore, ku 65% e sipërfaqes shtrihet në zonën kodrinore-malore dhe 35% në zonën fushore. Relievi në këtë rajon prezanton kontraste të theksuara të të gjitha llojeve si bregdetar, fushor, kodrinor, malor, alpin etj me një alternim ndërmjet tyre si në asnjë rajon tjetër të vendit, ku deti, fusha dhe malet janë shumë pranë njëri tjetrit. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit të rajonit të Lezhës është 413 m, ajo maksimale 2121m (maja e Kunorës Mirditë) dhe minimale -4 deri -6 m (Nallë, Torovicë, Kakarriq, Tresh etj në Lezhë).

Qarku Lezhë është i përbërë nga tre rrethe, rrethi Kurbin, Lezhë dhe Mirditë. Në qark ndodhen pesë bashki dhe 16 komuna.

Ndarja administrative e qarkut Lezhë


Burimi: Ligji nr. 8652, datë 31. 07. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Analiza dhe Komentet: ODA

Zhvillimi Demografik. Popullsia nga Censusi 2011 rezulton 2 842 925 banorë në rang kombëtar. Në qarkun e Lezhës jetojnë 136 612 banorë, që përbëjnë 4.8% të popullsisë së vendit. Po të bëjmë një krahasim me vitin 2001 vëmë re se popullsia në 2011 është  ulur si në rang kombëtar ashtu dhe në në qarkun e Lezhës. Kjo ulje e numrit të popullsisë ndër vite ka ardhur si pasojë e lëvizjes gjithnjë e më tepër të popullsisë drejt qarkut të Tiranës. Në  Vitin  2001 kemi 3 067 740 banorë në rang kombëtar , nga të cilët 159,149 ndodhen në qarkun e Lezhës , pra që përbëjnë 5.2%. Shohim se përqindja e popullsisë së qarkut të Lezhës ndaj totalit kombëtar ka ardhur duke u ulur nga viti 2001 në 2011.

Popullsia në qarkun e Lezhës 2001-2011


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA

Nëse do të shohim raportin e meshkujve dhe femrave në qarkun e Lezhës, vëmë re se në vitin 2001 kemi një numër më të lartë të femrave në raport me meshkujt. Në 2001 raporti i popullsisë sipas gjinisë është 51.02% femra dhe 48.98% meshkuj. Ky raport ka rënë, duke ju afruar më tepër ekuilibrit, por ende kemi një dominancë të femrave më 0.1%

Popullsia në qarkun e Lezhës sipas gjinisë 2001-2011   


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA

Gjatë dekadës së fundit, situata demografike në qarkun e Lezhës, ka ndjekur një drejtim të caktuar dhe te dukshëm duke shënuar ulje të vazhdueshme të popullsisë. Kjo vjen si pasojë e lëvizjes gjithnjë e më tepër të qytetarve drejt qarkut të Tiranës. Bazuar në të dhënat e marrë nga INSTAT dhe njësitë vendore, komuna dhe bashki të qarkut, vemë re se 26% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është përqëndruar në qarkun e Tiranës dhe vetëm 4.8% është përqëndruar në Qarkun e Lezhës.

Për sa i përket popullsisë urbane dhe rurale, vemë re se  53% e popullsisë jeton në zonë urbane dhe 47% e saj është e shpërndarë në zonën rurale të qarkut. Përqindja e popullsisë që jetojnë në zonën urbane në qarkun e Lezhës është rritur nga viti 2001. Shohim se në vitin 2001 në këtë qark mbizotëron popullsia rurale me 69%, ndërsa në vitin 2011 ky raport është përmbysur, duke u ulur në 47%  popullsi rurale dhe duke u rritur në  53% popullsi urbane nga 31% që ishte në 2001.

Popullsia urbane dhe rurale në qarkun e Lezhës


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT   
Analiza dhe Komentet:ODA

Zhvillimi Ekonomik

Në kontekstin e zhvillimit ekonomik, nëse do të shohim indikatorët e tregut të punës për këtë qark, shohim se kemi një kontribut të ulët në raport me qarqet e tjera. Numri i ndërrmarjeve ekonomike që operojnë në Qarkun e Lezhës është 3030 ndërmarrje për vitin 2011. Në përqindje, themi se vetëm 3% e ndërmarrjeve ekonomike janë vendosur në këtë qark.

Ndërrmarrjet aktive në qarkun e Lezhës sipas madhësisë, 2011


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA


Burimi:INSTAT
Analiza dhe Komentet:ODA

Tregues të rëndësishëm ekonomik për zhvillimin e qarkut janë papunësia dhe ndihma ekonomike që marrin familjet. Për vitin 2012, katërmujorin e fundit, numri i të papunëve në këtë qark është 15021 individë.  Pra qarku i Lezhës renditet i pesti për nga numri i të papunëve, pas Qarkut të Tiranës, i cili përmban numri më të lartë të të papunëve, Qarkut Shkodër, Elbasan dhe Fier. Shprehur në përqindje niveli i papunësisë për këtë qark është 11% ndërsa në rang kombëtar është 12.82%.

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike sipas të dhënave INSTAT është si më poshtë:

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun Lezhë  2012


Burimi :INSTAT, buletini tremujorit te katert te 2012
Analiza dhe Komentet:ODA

Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike në qarkun e Lezhës është 7 212 familje, e cila përbën 7% në rang kombëtar. Qarku i Lezhës  është i shtati  përsa i përket numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, pas qarkut të  Tiranës,Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit.

Sipas sektorëve, numri më i lartë i të punësuarve është në sektorin privat. Kështu në qarkun Lezhë, në vitin 2009, sektori privat kontriboi me 82.1% të të punësuarve, ndërsa në nivel vendi sektori privat kontribon me 83.5% të numrit të punësuarve.

Është e rëndësishme për tu bërë një dallim midis zonës rurale dhe urbane të qarkut të Lezhës  për sa i përket treguesve të rritjes ekonomike. Në komunat malore që ndodhen larg zonës së qarkut,  treguesit ekonomik janë më ulët se ato në nivel qarku.