Open Data Albania hulumtuar mbi donacione të fushatës zgjedhore 2009, sipas vlerave dhe subjekteve. Raporti bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve te auditimit te ekspertëve kontabël. Kushtet për donacionet ligjvënësi i ka përcaktuar në nenin 89 të Kodit Zgjedhor. Donacionet janë fonde jopublike të dhuruara për subjektet zgjedhore. Donacionet përbëhen nga “shuma parash” dhe “shërbime ose të mira materiale jo kundrejt pagesës (në natyrë)”.

Donator, dhurues mund të jenë persona fizik ose juridik por në çdo rast detyrimisht vendas. Ne fushatën e vitit 2009, janë 17 parti politike që kanë përfituar nga ky burim financimi. Shuma totale e këtyre donacioneve është 109 702 863 (Njëqind e nëntë milion e shtatëqind e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre) Lekë. Në tabelën e mëposhtme listohen subjektet  dhe shumat përkatëse te përfituara.

Donacione në Fushatën Zgjedhore 2009 sipas subjekteve


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Partia e cila ka përfituar me shume fonde nga dhurimet (donacionet) është Partia Demokratike, me gati 72.79 % te totalit donacione. Partia e dytë në renditjen sipas vlerave të donacioneve është Partia e te Drejtave të mohuara e Re, PDM e re, me 8.02 %. Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar 6 855 136 (gjashtë milion e tetëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tridhjetë ë gjashtë) Lekë dhe renditet si partia e tretë pas PD dhe PDM e re, megjithëse është partia e dytë në vend dhe partia më e madhe opozitare.

Donacionet sipas kategorisë. Donacionet janë në para ose në natyre (shërbime dhe të mira materiale). Bazuar tek Kodi Zgjedhor, donatorët i ndajmë në “donator të vlerave nën 100 mijë lekë” dhe “donator të vlerave mbi 100 mijë lekë”. Ndryshe për lehtësi artikulimi mund ti kategorizojmë donator të vegjël dhe donator të mëdhenj.

Nëse një subjekt përfiton fonde nga donatorë të vlerave mbi 100 000, ne baze te nenit 90 te Kodit, subjekti duhet te publikoje kurdoherë listat e këtyre donatoreve. Lista përmban të dhëna të detajuara jo vetëm për vlerën por edhe për gjeneralitete të dhuruesit.

Donacione sipas subjekteve politike, fushatë elektorale 2009


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

59 % te donacioneve janë shuma të përftuara nga donatorë të vlerave nën 100 mijë lekë, si vlere absolute 64 435 940 (gjashtëdhjetë e katër milion e katërqind e tridhjetë e pesë mijë e dyqind e dyzet) Lekë. 38 % e donacioneve përbëhen nga shuma të përfituara nga donatorë të vlerave mbi 100 mijë lekë, këto ne vlere absolute janë 41 618 923 (dyzetë ë një milion ë gjashtëqind e tetëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e tre) Lekë. Pjesa tjetër me një vlere prej 3 648 000 (tre milion e gjashtëqind e dyzet e tetë mije) Lekë ose 3 % i totalit të donacioneve, janë vlera për shërbime dhe të mira në natyrë.

Donacionet nga donator për shuma nën 100 000 lekë sipas subjekteve politike.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Sikurse e shohim, është Partia Demokratike ajo te cilës i përkasin 80.24 % të donacioneve nga donatorë për vlera nën 100 000 lekë. Shuma totale e tyre prej është 64 435 940 (Gjashtëdhjetë e katër milion e katërqind e tridhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzet) Lekë.

Donacionet nga donator për shuma mbi 100 000 lekë sipas subjekteve politike.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Edhe për donacione nga donatorë për shuma mbi 100 000 Lekë, është partia Demokratike që kryeson listën me 65.3 % te totalit te donacioneve për shuma mbi 100 000 Lekë. Kjo parti ndiqet nga Lëvizja Socialiste për integrim me 26 % te totalit te donacioneve të kësaj kategorie.

Donacionet Dhurime në Natyrë, sipas subjekteve politike.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Janë vetëm tre parti politike që kanë përfituar Donacione të kategorisë dhurime në natyrë, konkretisht : Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim si edhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Kjo e fundit ka edhe vlerën më të madhe të dhurimeve në natyrë prej 1 677 000 Lekë, duke zënë 46 % te totalit te vlerës së dhurimeve në Natyrë në zgjedhjet 2009.