Donatorët e partive politike në fushatë mund të jenë persona fizik dhe juridik. Në çdo rast donatorët duhet të jenë vendas dhe nuk lejohet pranimi i donacioneve nga shtetas apo subjekte të huaja. Donatorët nuk mund të dhurojnë më shumë se një milion lekë. Gjithashtu donatorët ndahen në dy kategori sipas vlerës së dhuruar. Kategoria e donatorëve për vlera mbi 100 000 lekë është një kategori e cila ka cilësime ligjore të veçanta.

Këta donator nënshkruajnë një marrëveshje ku përjashtohen mundësitë për përfitime nga asete dhe fonde publike. Subjektet zgjedhore kanë detyrim të mbledhin donacione për vlera të tilla vetëm nëpërmjet llogarive bankare të caktuara. Për efekt transparence numri i llogarisë është i publikuar jo më vonë se tre ditë nga fillimi i fushatës.

Lista e donatorëve sipas një regjistri të posaçëm, gjithashtu është e detyrueshme për akses të gjerë për publikun. Megjithëse nuk ka afate të përcaktuara në formë kalendarike, Kodi Zgjedhor i jep akses të përforcuar këtij lloj informacioni duke përdorur përcaktimin “kurdoherë publike” (neni 90 Regjistrimi i Fondeve Jopublike).

Open Data Albania po zbardh listën tërësore të donatorëve për vlera më të mëdha se 100 000 lekë në fushatën zgjedhore 2009. Kjo listë ka 115 donatorë nga të cilët 102 janë individë dhe 13 persona juridik si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri anonime. Gjithashtu shtatë nga këta donatorë, kane dhurime në  natyrë, vlera e të cilëve, konvertuar në para, kalon shifrën e përcaktuar me ligj prej 100 000 Lekësh, prandaj edhe emri i tyre duhet te bëhet kurdoherë publik. Te gjithë donatorët e  tjerë paraqesin dhurime në vlera monetare.

Lista e donatorëve, me dhurime mbi 100.000 ne zgjedhjet vendore 2009


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA