Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me fonde të mbledhura dhe shpenzuara nga subjektet zgjedhore në fushatë 2009. Ky hulumtim bazohet tek të dhëna zyrtare të raporteve të vetë subjekteve zgjedhore, paraqitur për auditim pranë ekspertëve kontabël. Subjektet zgjedhore përftojnë fond e publike dhe jopublike. Fondet Publike janë të ardhurat që partitë përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Ndërkohë subjektet parti apo kandidat të pavarur, kanë të drejtë të mbledhin donacione edhe nga subjekte private. Mbledhja dhe administrimi i këtyre fondeve bëhet sipas rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Nga 34 parti të regjistruara si subjekte zgjedhore në vitin 2009, vetëm 25 deklarojnë fonde të përftuara dhe shpenzuara. Pjesa tjetër pretendon se nuk ka vlera për kontabilizim, sikurse ka edhe parti që nuk përmbushin aspak detyrimin për të referuar me raport financiar. Duke ndaluar tek vlerat e kontabilizuara nga 25 partitë politike që kanë raporte të mirëfillta kontabël për fushatën, konstatojmë se në total këto parti kanë grumbulluar 336 040 695 ( Treqind e tridhjetë e gjashtë milion e dyzetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë. Tre partitë me vlera më domethënëse në fonde e shpenzime të fushatës zgjedhore 2009 janë PD, PS dhe PDM e re.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009

Përpunimi dhe Analiza: ODA

Fonde dhe Shpenzime fushatë 2009, sipas subjekteve Zgjedhore


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Gjatë fushatës për Zgjedhjet për Kuvend 2009, subjektet zgjedhore parti politike kanë grumbulluar në total vlerën 336 040 695 ( Treqind e tridhjetë e gjashtë milion e dyzet mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) Lekë. Fondet më të mëdha grumbullohen dhe shpenzohen nga partitë parlamentare, parti të cilat kanë fituar dhe zotërojnë të paktën një vend në Kuvend nga zgjedhjet pararendëse. Këto parti kanë 91.20 % të totalit të fondeve te përfituara. Ndërkohë partitë jo parlamentare zotërojnë  8.79 % të totalit që shënon vlerën 29 558 647 (njëzet e nëntë milion e pesëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) Lekë

Referuar Shpenzimeve të realizuara nga partitë politike, shuma totale e tyre është 366 259 311 ( treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milion e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind e njëmbëdhjetë) Lekë. Grupi i partive parlamentare zënë 91.93  % te totalit të shpenzimeve të realizuara gjatë fushatës, ndërsa pjesa tjetër prej 8.07 % , i takojnë partive jo-parlamentare, me një vlerë absolute prej 29 542 483 ( njëzet e nëntë milion e pesëqind e dyzet e dy mije e katërqind e tetëdhjetë e tre) Lekë

Fonde dhe Shpenzime Elektorale. Fushatë 2009


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Duke klasifikuar sipas vlerave të shpenzuara shohim se dy partitë më të mëdha ne vend Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë edhe vlerat më të mëdha të shpenzimeve elektorale, përkatësisht me 157 054 067 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milion e pesëdhjetë  e katër mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) Lekë dhe 101 746 870 (njëqind e një milion e shtatëqind e dyzet e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) Lekë

Dy partitë me shpenzime më të mëdha, fushatë 2009,  PS dhe PD.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Subjektet Politike në fushatën zgjedhore 2009 kanë shpenzuar më shumë sesa kanë grumbulluar. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve është 30 218 616 Lekë, në përqindje kundrejt totalit 8, 25 % të shpenzimeve. Thënë me fjalë të tjera, vetëm 91.75 % te shpenzimeve janë mbuluar nga fonde te mbledhura nga subjektet për fushate 2009.

Tejkalime të shpenzimeve Fushatë 2009.


Burimi : Raporte të Auditimit Kontabël, Parti politike, fushatë 2009
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Duke qëndruar pak më gjatë tek tejkalime apo teprica mes fondeve të përftuara dhe fondeve të shpenzuara nga partitë politike në fushatën zgjedhore 2009, konstatojmë se janë shtatë parti që shënojnë tejkalime, shpenzime më të larta se fondi i grumbulluar. Në një gjuhë më të thjesht mund të themi se këto parti e kanë përfunduar fushatën me debi apo detyrime të pashlyera. Lëvizja Socialiste për Integrim, është partia e cila zotëron shifrën me te madhe te tejkalimeve te shpenzimeve te saj.
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: R.E