Institucioni me dëmin më të lartë në prokurime për vitin 2012 është Ministria e Brendshme, me 225.6 milionë lekë ose 50% e dëmit total të këtij sektori. Ai ka ardhur si pasojë e veprimeve të Komisionit të Prokurimit Publik në kundërshtim me rregullat e tenderimit, duke s?kualifikuar operatorët ekonomikë, që kishin oferta me vlera më të ulta. Lidhur me këtë fakt, KLSH ka bërë edhe kallzim penal për 4 persona për shpërdorim detyre pranë Prokurorisë.
Në vend të dytë paraqitet KESH sh.a., me një dëm rreth 54,7 milionë lekë apo 12% kundrejt dëmit total, për shkak të moszbatimit të grafikëve të punimeve. Menjëherë pas saj vjen Bashkia Pogradec, me 20.7 milionë lekë, për të cilën të paktën 3 persona janë kallzuar për shkelje të pabarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Pavarësisht buxheteve relativisht më të vogla krahasuar me bashkitë, vendi i katërt ndër institucionet me dëm të lartë në prokurime mbahet nga Komuna Qukës Librazhd, me 18.28 milionë lekë, për të cilin KLSH ka bërë sërisht një kallzim për shpërdorim detyre dhe shkelje të pabarazisë në tendera ndaj ish Kryetarit të Komunës. Lista vijon më tej me Bashkinë Korcë, dëmi i së cilës ka qënë rreth 17.6 milionë lekë; Komuna Bërzhit Tiranë, me 13.48 milionë lekë dhe Bashkia Sarandë, me 12.7 milionë lekë.
Ndërkohë, institucione të tjera me dëm të lartë në fushën e prokurimeve për vitin 2012 mund të përmenden: Bashkia Tropojë, me 8.3 milionë lekë; Bashkia Himarë, me 8.1 milionë lekë, nga e cila 8 persona janë në hetim për shpërdorim detyre e shkelje të pabarazisë së pjesëmarrësve në tendera; Komuna Golem Kavajë, me rreth 7 milionë lekë dhe Bashkia Lezhë, me 5.33 milionë lekë.
Grafiku në vijim jep një pamje më të qartë të shumës së dëmit të shkaktuar në prokurimeve ndaj Buxhetit të Shtetit për vitin 2012, si dhe peshën e secilit prej tyre ndaj totalit.
Burimi : Kontrolli Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA
Ndërsa në formë tabelare, informacioni do të ishte si më poshtë:
Burimi : Kontrolli Lartë i Shtetit
Përpunimi dhe komentet: ODA