Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi prodhimin, importin dhe eksportin e duhanit gjatë katërmbëdhjetë  viteve të fundit. Duhani si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të cigareve ka shënuar nivele të larta prodhimi në periudhën para viteve 90-të. Vëndi kishte disa njësi të kultivimit, grumbullimit, përpunimit të duhanit. Shqipëria shënohej si vend me eksport të cigars me disa marka vendase.

Aktualisht nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit rezulton se për vitin 2012 janë prodhuar në vend vetëm 2 000 ton duhan. Ky prodhim ka shënuar rënie në harkun kohorë 1998 – 2012. Gjatë 14 viteve të fundit prodhimi i duhanit ka rënë me 73%. Mungesa e  ndustrisë vendase për prodhim cigare, difekte të politkave agrobujqësore dhe konkurenca nga importi ka shkatuar rënie dhe tkurrje të këtij kultivimit të duhanit.


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Prodhimi i duhanit gjatë 1998-2012 (në ton)


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Prodhimi vendas në munfgesë të industrisë përpunuese shkon për eksport kryesisht drejt Kosovës. Po kështu ky prodhim mbulon edhe disa nevoja për konsum të duhanit pa përpunim në vend. Rreth 56% e sasisë së duhanit të prodhuar në vend gjatë vitit 2012 është eksportuar drejt tregjeve të huaja, kryesisht në Kosovë.  Në total rezulton se janë eksportuar 1,120 ton duhan.

Ndërkohë Shqipëria konsumon në sasi të lartë cigare duke thithur këtë product nga importi. Këshut në vitin 2012 totali I konsumit duhan dhe cigare për tregun vendas është 4 600 ton. Kjo shumë përbëhet nga duhan i hapur dhe cigare importi. Tregu i duhanit në vend dominohet nga importi, që menaxhohet nga kompanitë e mëdha të importit të cigareve.

Gjatë vitit të kaluar janë importuar një total prej 3,688 ton cigare duke shënuar rëie prej 7.7% në raport me vitin 2005.


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Importi I duhan-cigareve gjatë 2005-2012 (në ton)



Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Rezulton se në total në vend, gjatë vitit 2012 është konsumuar 4,600 ton duhan I papërpunuar dhe I përpunuar (cigare) së bashku.


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Vëllimi i tregut të cigareve konsiderohet i lartë pasi Shqipëria është vendi i dytë në Evropë, pas Turqisë me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në krahasim me popullsinë. Rreth 40% e popullsisë shqiptare është duhan-pirëse.

Por megjithëse konsumi I duhanit është I lartë dhe Shqipëria është një vend potencial I prodhimit të këtij produkti, tregu vijon të dominohet bindshëm nga importuesit.

Importuesit vërejnë se ka një spostim të klientëlës drejt ‘duhanit të hapur’, I cili shitet kryesisht në treg të zi dhe prodhohet në zonat malore në Shkodër. Ata që po blejnë këtë duhan janë kryesisht konsumatorë me të ardhura të ulëta.