Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi prodhimin, importin dhe konsumin e drithërave në vend e më tej produkteve të blojës nga importi. Drithërat dhe produktet e blojës përbëjnë një nga tregjet më dinamike dhe domethënëse, pasi shërbejnë si ushqim bazë. Para viteve ’90, Shqipëria renditej si një vend me prodhim të lartë të drithërave, pasi e gjithë sasia që konsumohej prodhohej nga fermat vendase.

Prodhimi i drithërave në vend ra ndjeshëm në fillim të viteve ’90 si pasojë e braktisjes së tokave bujqësore për shkaqe migrimi drejt qyteteve, apo emigracioni në vende të tjera. Një arsye tjetër për uljen e interesit për kultivim drithërash në vend ishte hapja e tregut dhe konkurrimi nga produkte të huaja me çmime shumë më cilësore se kosto e prodhimit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2012 në vend janë prodhuar një sasi prej 696 800 ton drithëra. Po të krahasojmë vlerat e prodhimit vendas në katërmbëdhjetë vitet e fundit 1998 – 2012 rezulton një rritje prej 15.6%. Kultivimi dhe prodhimi i drithërave fillon të shënojë rritje si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të grurit dhe produkteve të blojës në tregjet ndërkombëtare. Po kështu edhe përpunuesit e drithit për bloje kanë rritur interesin për gjetje të lëndëve të para brenda në vend me çmim më konkurrues.


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Prodhimi i drithërave në vend gjatë 1998-2012 (në 000/ton)



Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Prodhimi i drithërave dominohet nga dy produkte kryesore, gruri dhe misri. Misri ka pësuar një rritje dinamike në katërmbëdhjetë vitet e fundit me 90.3%, duke arritur në një total prej 302 000 ton prodhim në vitin 2012. Rritja e prodhimit të tij ka ardhur si pasojë e shtimit të krerëve të bagëtive në vend për të cilat misri është një nga ushqimet bazë.

Ndërsa prodhimi i grurit megjithëse është rritur vitet e fundit është ende nën nivelin e vitit 1998. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se prodhimi i grurit ka rënë 24% në vitin 2012 në raport me vitin 1998.

Prodhimi i drithërave në vend, sipas llojit (në 000/ton)       



Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Duke konsideruar diferencën e sasisë drithërave të prodhuara në vend me sasinë e drithit të eksportuar, plus sasi importi të drithërave dhe produkteve të blojës si bazë konsumi në vend, na rezulton se në tregun tonë konsumohet një total prej 1.14 milionë ton drithëra. Konsumi baras sasi e prodhuar minus sasi e eksportuar plus sasi dridhi dhe nënprodukt bloje e importuar nga jashtë.
 
Importi i drithërave në vitin 2012 ishte në nivelin e 344 000 ton. Konsumi i drithërave dominohet nga prodhimi vendas që zë 67% të tij.


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA

Importi I drithërave dhe produkteve të blojës në vend gjatë 2005-2012 (në 000/ton)


Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Komentet dhe analiza: ODA