Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me investimet në telekomunikacion. Investimet private në fushën e telekomunikacionit mbulojnë gjithë projektet e mbyllura që i shërbejnë publikut duke përjashtuar pasuritë e luajtshme dhe projektet e vogla që nuk përbëjnë shpenzime kapitale.

Në Republikën e Shqipërisë ka patur luhatje lidhur me vlerën e investimeve në fushën e telekomunikacionit ndër vite. Në vitin 2000 janë investuar 102 200 000 dollar amerikan, ndërsa pas njëmbëdhjetë vitesh, pra në 2011-ën janë investuar 72 800 000 dollar amerikan, rreth 1.4 here me pak. Viti me vlerën më të lartë të investuar në këtë fushë është viti 2009, ku sektori privat ka investuar 339 000 000 dollar për telekomunikacionin. Viti 2007 është gjithashtu një vit i mirë sa i takon investimit në telekomunikacion.

Viti me vlerën më të ulët të investuar gjatë harkut kohor 2000-2011 është viti 2005, ku vlera e investimeve arrin në 5 000 000 dollar amerikan. Aktualisht në vendin tonë operojnë katër operator telefonik celular AMC, Vodafone, Eagle Mobile dhe PLUS.


Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA

Rusia është dukshëm vendi me vlerën më të lartë të investimeve të kryera në fushën e telekomunikacionit. Ky vend që për nga sipërfaqja është dhe më i madhi mes vendeve të marra në shqyrtim ka investuar 7 363 600 dollar amerikan në vitin 2011 për zhvillimin e telekomunikacionit. Turqia e cila renditet e dyta ka investuar 3 055 100 000 dollar amerikan, ndërsa Ukraina 1 606 800 000 dollar. Shqipëria renditet mes vendeve si Maqedonia me 58 200 000 dollar dhe Serbia me 147 200 000 dollar, duke lënë pas përveç Maqedonisë dhe Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.
 

Burimi: Banka Boterore
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Griselda Rruci