Metalet që nxirren në vend në pjesën më të madhe eksportohen për faktin se Shqipëria është një treg i vogël dhe konsumi i tyre është i ulët. Po kështu edhe industria e rëndë përpunuese nuk ka kapacitetet maksimale. Gjatë 2005-2012, eksportet e metaleve kanë shënuar një rritje shumë të shpejtë duke u 3-4-fishuar gjatë këtij harku kohor.
Në fund të vitit 2012, u eksportuan në total 38.9 miliardë lekë metale drejt tregjeve të huaja. Kundrejt një viti më parë këto eksporte kanë regjistruar 3% rënie, kryesisht si pasojë e reduktimit të çmimeve të metaleve në bursat ndërkombëtare.
Burimi:INSTAT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Eksportet e hekurit kanë regjistruar luhatje të shpeshtë në vitet e fundit si pasojë e krizës ndërkombëtare financiare që uli ndjeshëm kërkesën e jashtme për hekur dhe çelik. Hekuri shqiptar kryesisht eksportohet në tregjet e Rajonit, si Greqi, Maqedoni, Kosovë, etj.
Burimi:INSTAT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Në total, gjatë vitit 2012 u eksportuan 3.94 miliardë lekë bakër me një performancë pozitive gjatë 7-vjeçarit të fundit. Rënia e eksporteve ka ardhur si pasojë e rënies së çmimit të bakrit në bursa dhe jo sasisë së eksportuar nga Shqipëria që ka regjistruar rritje si rrjedhojë e shtimit të kapaciteteve nga kompania turke.
Burimi:INSTAT
Komentet dhe përpunimi: ODA
Në totalin e eksporteve të metaleve, hekuri zë peshën më të madhe, 65% të tyre ndërkohë që bakri ndan 10% të totalit.
Burimi:INSTAT
Komentet dhe përpunimi: ODA