Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ky treg është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Procesi i sigurimit përfshin individ dhe biznese që paguajnë prime sigurimi për tu mbrojtur nga ngjarje specifike.

Ky treg ka shënuar rritje në vitet e fundit, e kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të automjeteve në treg, çmimeve të primeve që duhen paguar dhe numrit të kompanive që janë pjesë e këtij tregu. Në fund të vitit 2012, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare  vlera e tregut të sigurimeve, që matet me vlerën e primeve të mbledhura nga kompanitë në total, arriti në 8.95 miliardë lekë. Kjo vlerë ka pësuar një rritje 138% në raport me vitin 2003.


Burimi:Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare           
Komentet dhe përpunimi: ODA

Vlera (në milionë lek)


Burimi:Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare           
Komentet dhe përpunimi: ODA

Sigurimi i jetës u ofrohet individëve dhe në rast të vdekjes së tyre një individ tjetër i përcaktuar nga i siguruari përfiton një shumë sipas kontratës. Ndërsa sigurimi i jo-jetës përfshin të gjithë shërbimet e sigurimit të cilat nuk përfshihen në sigurimin e jetës. konkretisht sigurim i pasurive të paluajtshme, sigurim i shëndetit i automjeteve etj.

Në Shqipëri sigurimi i jetës është në nivel të ulët kundrejt sigurimit të jo-jetës. Për vitin 2012 sigurimi i jo-jetës qëndron në nivelin 89.85% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sipas Autoritetit Mbikëqyrës Financiar, rritja e tregut të sigurimeve për vitin 2012 është nxitur kryesisht nga dinamika e rritjes së sigurimeve vullnetare dhe veçanërisht nga sektori i jo-jetës.

Në fund të vitit 2012 ushtronin aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë shoqëri sigurimi, nga të cilat shtatë shoqëri të sigurimit të jo-jetës; dy shoqëri të sigurimit të jetës; një shoqëri me veprimtari në sigurimet e jetës dhe jo-jetës dhe një tjetër shoqëri me veprimtari në sigurimet e jo-jetës dhe risigurimit.

Gjatë vitit të kaluar numri i shoqërive që kryejnë aktivitetin e sigurimit në Shqipëri u rrit me licencimin e një tjetër shoqërie me aktivitet në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës. Sigal Uniqa Group Austria udhëhoqi tregun me 30.33% të primeve të shkruara bruto.



Burimi:Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare           
Komentet dhe përpunimi: ODA

Ndërsa aktivitetin e sigurimit të Jetës e ushtruan kompanitë Sigal Life Uniqa Group Austria, Insig dhe SiCRED.


Burimi:Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare           
Komentet dhe përpunimi: ODA

Nëse do të bëjmë një përllogaritje të pagesës së sigurimeve për frymë për vitin 2012, vlera e primeve të paguara për çdo individ rezulton tek 3 172 lekë afërsisht 22.81 euro.  Nga kjo shumë 312 lekë është shpenzuar në sigurimin e jetës dhe 2 850 në sigurimin e jo-jetës.