Vende si Kroacia dhe Kosova përdorin tatimin me shkallë apo të ashtuquajturin tatim progresiv. Pavarësisht se ka një strukturë të shkallëzuar, normat tatimore në Kosovë fillojnë nga 0% për një kufi prej 960 Euro / Viti dhe arrijnë maksimalisht 10% mbi të ardhurat nga paga. Në Kroaci normat tatimore fillojnë nga 12% dhe përshkallëzohen sipas masës së të ardhurave deri në 40% për paga mbi 105600 HKR / vit ose 13 818 Euro / viti.
Burimi: Autoritetet tatimore të vendeve përkatëse Viti: 2013
Komentet dhe përpunimi: ODA
Vendi ynë deri në dhjetor të vitit 2013 përdori tatimin e sheshtë i cili u implementua që në vitin 2007. Gjatë kësaj periudhë kemi pasur ndryshime të tij përsa i përket nivele të pagave të cilat përjashtoheshin nga tatimi.
Deri në 30 prill të 2013 të ardhurat nga pagat deri në 10 000 Lekë/muaj nuk tatoheshin; të ardhurat nga 10000-30000 Lekë/muaj tatoheshin për diferencën mbi 10 000lek, me 10%; dhe çdo e ardhur nga pagat mbi 30000 Lekë/muaj tatohej me 10% mbi të gjithë shumën. Në 1 maj 2013 u bë një ndryshim në legjislacionin tatimor ku përjashtoheshin nga tatimi të gjitha të ardhurat nga paga deri në 30 000 Lekë / muaj dhe mbi këtë shumë tatohej sërish me 10% mbi të gjithë shumën.
Nga 1 Janari 2014 vendi ynë ka një strukturë të tatimore progresive. Krahasuar me vendet e rajonit sipas nivelit të normës tatimore, vendi ynë renditet pas Kroacisë për norma të larta, pasuar nga Serbia me 12% (vend që është në proces ndryshimi për formën tatimore), Bosnja, Mali Zi, Maqedonia me 10% dhe Kosova me maksimumi 10%.
Burimi: Autoritetet tatimore të vendeve përkatëse Viti: 2013
Komentet dhe përpunimi: ODA