Open Data Albania, ka përditësuar të dhëna lidhur me strukturën e stokut të borxhit të shtetit shqiptar  gjatë viteve  2003 – 2013. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit. Burim informacioni është Banka Qendrore dhe  Ministria e Financave.

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë si borxhi i brendshëm, ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë, borxh i jashtëm.

Stoku i borxhit publik deri në përfundim të tremujorit të tretë të për 2013 shënonte vlerën 871.8 miliardë lekë ose 62.2% e Produktit të Brendshëm Bruto PBB. Nga ky total, 500.2 miliardë janë borxh i brendshëm 57.37%, dhe 371.6 miliardë janë borxh i jashtëm 42.63%.


Burimi: Banka e Shqiperise, Ministria e Financave   
* Per 2013, te dhenat jane deri ne tremujorin e trete
Komentet dhe përpunimi: ODA

Të dhënat tregojnë një rritje të qartë të peshës së borxhit të brendshëm, kundrejt borxhit të jashtëm. Qeveria ka huazuar para nga tregu i brendshëm përmes emetimit të bonove të thesari, me qëllim financimit e shpenzimeve të ndryshme publike e kapitale.

Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm ka ndryshuar sipas grafikut:


Burimi: Banka e Shqiperise, Ministria e Financave   
* Per 2013, te dhenat jane deri ne tremujorin e trete
Komentet dhe përpunimi: ODA


Burimi: Banka e Shqiperise, Ministria e Financave   
* Per 2013, te dhenat jane deri ne tremujorin e trete
Komentet dhe përpunimi: ODA

Bazuar në të dhënat, rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58%, duke demonstruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja.

Përsa i përket mbajtësve të borxhit të brendshëm, borxhi mbahet kryesisht nga sistemi bankar kryesisht banka të nivelit të dytë kryesuar nga Raiffeissen Bank me 24,6% të totalit të borxhit të brendshëm, Banka e Shtetit mban në 2013-ën 12,93% ndërsa individët janë borxhmbajtës të 13,33% të totalit të borxhit të brendshëm.


Burimi: Banka e Shqiperise, Ministria e Financave   
* Per 2013, te dhenat jane deri ne tremujorin e trete
Komentet dhe përpunimi: ODA