Open Data Albania po hulumton lidhur me shpenzimet buxhetore për shërbime të telefonisë mobile në vitet 2012 dhe 2013. Shpenzimet Buxhetore për shërbime telefonike janë pagesa të pakthyeshme që kryen Qeveria dhe të tjera Institucione Buxhetore, për realizimin e funksioneve nëpërmjet përdorimit të shërbimeve telefonike. Këto shërbime ofrohen përmes operatorëve të ndryshëm telefonik.
Nën analizë janë vendosur katër operatorët aktualë që operojnë në tregun shqiptar: Albanian Mobile Communication, Vodafone Albania, Plus Communications dhe Eagle Mobile.
telefonia shpenzime buxhetore
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Operatori që gjen përdorimin më të madh mes Institucioneve Buxhetore duket të jetë Eagle Mobile, i cili në vitin 2012 ka arkëtuar 218,049,536 lekë dhe në vitin 2013 ka arkëtuar 158,916,572 lekë. Ky institucion përfitues i këtyre mjeteve monetare ka shënuar një rënie prej 27% nga viti në vit, megjithatë nuk ka humbur pozicionin dominues ndër operatorët e tjerë.
mobile 2012
mobile 2013
Burimi: spending.data.al
Komentet dhe analiza: ODA
Në vitin 2012 Eagle Mobile përbënte 60% të shpenzimeve buxhetore për shërbime telefonike, ndërsa në vitin 2013 ky raport u reduktua në 45%. Operatori i dytë që ka arkëtuar më shumë mjete monetare në vitin 2012 është Vodafone Albania, e cila ka arkëtuar 65,905,798 lekë, pra 18% të totalit. Por në vitin pasues, pra 2013, ky pozicionim ka ndryshuar pasi në këtë vit operatori i dytë që ka arkëtuar më shumë mjete monetare nga Institucionet Buxhetore është Plus Communication me 21% ndaj totalit.
Në total gjatë vitit 2012 janë regjistruar 361,931,278 lekë shpenzime buxhetore për shërbime telefonike. Në vitin 2013 këto shpenzime janë ulur në total me 3%, pra janë shpenzuar gjithsej 349,629,160.8 lekë.
Ky artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit, proces që mundësohet përmes Spending Data Albania.