Partia Fryma e Re Demokratike është një nga subjektet elektorale të regjistruara për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvend të mbajtura në 23 qershor 2013. Megjithëse jo parti parlamentare Fryma e Re Demokratike ka arritur të sigurojë në mbështetje të aktiviteteve zgjedhore, një fond prej rreth katër milion lekë. Sipas deklarimeve kontabël partia ka shpenzuar të njëjtën shumë sa fondet e mbledhura.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA


Partia Fryma e Re Demokratike ka përfituar nga donatorët private për fushatën  4.2 milion lekë. Kjo përbën 99.88 % të totalit të fondeve. Partia ka aktivizuar fonde të vetat për mbulim të shpenzimeve në fushatë në një masë tepër të vogël prej 0.12 %, në vlerën 5 000 lekë.


Burimi:http://www2.cec.org.al/sq-al/Raportet-vjetore-financiare-t%C3%AB-partive-politike
Komente dhe Analiza ODA

Të gjithë donatorët e këtij subjekti zgjedhor, janë dhurues për shuma më  të vogla se 100 000 lekë, pra donator për të cilët partia ka detyrim reklamimi publik

Komente dhe Analiza : Open Data Albania Kontribuoi: Olta Begu